Cifti i shqyer vjen ne Metropol

'Cifti i shqyer' vjen në Metropol
Teatri i Metropolit në Tiranë shfaq në datat 25, 26, 27, dhe 28 nëntor, ora 20:00, komedinë “Çifti i shqyer” të dramaturgut italian Dario Fo. Kjo komedi trajton në mënyrë groteske historinë e një çifti të martuar. Gruaja është një femër në depresion, e cila ka tentuar disa herë vetëvrasjen e zhgënjyer nga tradhtitë e vazhdueshme të të shoqit.

Nga ana tjetër, burri është në një përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur këtë mënyrë jetese si diçka normale. Ai pretendon se “çifti i hapur” është një domosdoshmëri e kohës, ku secili nga partneret nuk është i detyruar të jetë besnik, por duhet të kërkojë “shkëndija dhe pasione të tjera”. Gjithçka shkon mire deri në momentin kur e shoqja, Antonia, e pranon këtë realitet. Por kur ajo vendos të lidhet me dikë tjetër, një profesor inteligjent dhe të pashëm gjërat nuk janë më kaq të këndshme për bashkëshortin. Kjo vihet në skenë me regji të Julia Sinanit dhe Armela Demaj. Skenograf është Beqo Nanaj, kostumografe Bukuroshe Sinani. Luajnë Klodjana Keco dhe Ledion Zoi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama