Ekspozita Enclosed love

Ekspozita 'Enclosed love'
Në ambientet e galerisë "Kledio" është hapur një ekspozitë e piktorit dhe arkitektit Arben Golemi. Arkitekt me profesion, Golemi nuk u ndahet dot volumeve arkitekturore, ndërtesave dhe qyteteve që kanë lënë mbresë tek ai. Në këtë ekspozitë të titulluar "Enclosed Love" paraqitet Berati, qyteti i lindjes së Golemit, i cili shprehet se pikturon qytetet të cilat e frymëzojnë, që kanë të bëjnë me një trashëgimi të veprave, të arkitekturës e peisazhit.

Të gjitha qytetet kanë diçka për të thënë, por ka nga ata që janë shumë të rëndësishëm dhe ballafaqimi me ta është i domosdoshëm. Kështu është New Yorku, që ai e do po aq sa edhe Beratin, Roma, Vjena… Janë disa qytete, të cilat kanë një lidhje organike me pikturën e tij dhe me shumë piktorë të botës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama