Shekspiri ne Shekspirin e Metropoli

 Shekspiri ne  'Shekspirin' e  Metropoli
Teatri i Metropolit në Tiranë shfaq në datën 12 dhe 13 si dhe 17,18,19 dhe 20 mars, ora 20:00, premierën e tragjedisë së famshme të Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta” në sallën “Shekspir” të këtij teatri. Kjo tragjedi e shkruar nga William Shekspir vjen me regji të Kiço Londos dhe kostumografi të Blerin Kokones. Rolin e Romeos, regjisori ia ka besuar aktorit të ri Lulzim Zeqaj dhe atë të Zhulietёs, Esela Pysqylit. Është hera e parë që Londo vë ne skenë një vepër të Shekspirit dhe të pestë rolet ai ia ka besuar aktorëve të rinj.

Kjo vepër duke filluar nga data tre mars do të vazhdojë të shfaqet çdo të enjte, premte , të shtunë dhe të diel deri në datën 10 prill, në sallën “William Shekspir”, e cila eshte me e reja ne Teatrin "Metropol". Salla prej 350 vendesh ёshte konceptuar konceptuar te jete shume funksionale. Kjo eshte shfaqja e trete qe Teatri "Metropol" ve ne skene ne sezonin artistik 2010-2011-te, e cila do te pasohet edhe nga dy premiera te tjera, deri ne perfundim te sezonit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama