Kandidatet partiake peng dhe ne borxhe tek bizneset qe i financojne

Kandidatet partiake peng dhe ne borxhe tek bizneset qe i financojne

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka tërhequr sërish vëmendjen për financimet e fushatës elektorale.  Ai theksoi se është e qartë se gara elektorale për Bashkinë e Tiranës është fushata më e shtrenjtë në historinë tonë.  Nga përllogaritjet e ekspertëve vetëm gara e z. Veliaj ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro, një shumë marramëndëse e harxhuar në një teatër propagande të shfrenuar.

“Paratë me të cilat është financuar fushata e z. Veliaj kanë ardhur në rastin më të mirë nga biznese që kërkojnë favore prej tij dhe në rastin më të keq nga burime të dyshimta apo të paligjshme që duan të kontrollojnë politikën dhe qeverisjen. Ata që kanë dhënë këto financime do i marrin mbrapsht disa fish paratë që kanë dhënë, me favore, leje dhe kontrata nga Bashkia e Tiranës. Asnjë program i asnjë kandidati nuk merr vlerë kur negociohet në tryeza klientesh partiakë” – tha Gjergj Bojaxhi.

Sipas  tij një kandidat që kërkon të vijë në pushtet me një mal me borxhe ndaj interesave private, do të jetë i kapur dhe peng i financuesve të tij. Një kandidat i tillë – tha z. Bojaxhi – nëse vjen në pushtet do të korruptohet dhe do t’u shërbejë klientëve e financuesve por  jo qytetarëve. Ai theksoi se ky është një ndër shkaqet kryesore të korrupsionit dhe keqqeverisjes në Shqipëri. Nëse nuk do t’i themi stop këtij modeli, nuk do të ketë kurrë ndryshim. Modeli jonë është ndryshe – u shpreh Bojaxhi. Për hërë të parë në historinë ë fushatave elektorale kemi bërë publike çdo shpenzim dhe i kemi kërkuar të gjithë kandidatëve të bëjnë diçka të tillë.

Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi theksoi se duhet guximi qytetar dhe angazhimi i intelektualëve për të ndalur padrejtësitë e klasës politike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama