Java e kultures japoneze

Java e kultures japoneze
Në kuadrin e javës së kulturës japoneze në Shqipëri të organizuar nga Ambasada e Japonisë, në datat 19 dhe 20 shkurt, në Akademinë e Arteve në Tiranë do të shfaqen dy filma japonez. Ditën e premte, datë 19 shkurt, ora 16:30 dhe 20:00, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve do të shfaqet komedia “Waterboys”. Filmi komedia “Waterboys” me regji të Shinobu Yaguchi ka korrur një sukses të madh në Japoni në 2001 dhe ka qene nominuar për tetë çmime në Çmimet Akademike Japoneze duke fituar çmimin” Best Newcomer” dhe ‘BestMuzic Score” Filmi bën fjalë për pesë djem që krijojnë një ekip të notit të sinkronizuar kur ishin në shkollë të mesme. Ndërsa ditën e diel, ora 16:30 dhe 20:00, në sallën Black Box të Akademisë, do të shfaqet filmi i animuar “Summer Pays With Coo” me regji të Keichi Hara. Ky film ka fituar çmimin si filmi më i mirë i animuar për 2008 në Çmimet e Filmit të Mainichi-t si dhe disa çmime të tjera. Filmat janë në origjinal me titra në shqip. Hyrja është e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama