Filmat ne Kinemat e Tiranes

Filmat ne Kinemat e Tiranes
Rjeti Imperial

Në këtë kinema prej datës 6 prill vazhdon të shfaqet filmi "Dr. Seuss' the Lorax". Ky film i animuar vjen me regji të Chris Renaud dhe skenar të Cinco Paul dhe Ken Daurio. Interpretojnë aktorët Danny DeVito, Zac Efron, Ed Helms, Taylor Swift, Rob Riggle dhe Betty White. Është historia klasike e Dr.Seuss që tregon për fuqinë e shpresës në jetë. Kjo aventurë e animuar tregon historinë e një djaloshi 12- vjeçar që është në kërkim të diçkaje që do ta bëjë atë të fitojë zemrën e vajzës së ëndrrave të tij. Për ta gjetur atë ai fillimisht duhet të zbulojë historinë e Lorax, një krijesë simpatike që lufton për të mbrojtur botën e tij.

Për më tepër informacion:
+355 42 266 396.

Filmi shqiptar "Pharmakon" në Millenium

Kinema Millenium në Tiranë vazhdon të shfaq premierën e filmit shqiptar "Pharmakon". Ky film me regji dhe skenar të Joni Shanajt është filmi i metrazhit të plotë me stafin më të ri në këto 22 vjet. Joni Shanaj debuton me këtë film si skenaristi dhe regjisori më i ri në ekranin e madh në këto vite. Producent i filmit është regjisori Mevlan Shanaj. "Pharmakon" flet për rrugëtimin e një të riu drejt rritjes e pjekurisë, dhe kërkimin e së vërtetës, në një periudhë të pështjellë e molepsur, jo vetëm në jetën personale të personazhit kryesor, por edhe të superstrukturës dhe vendit ku ai jeton.

Për më tepër informacion:
+355 42 225 365.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama