Ditëlindja është gjithmonë një ditë e veçantë prandaj shumë njerëz mezi presin që ta festojnë. Tradicionalisht në Shqipëri festat e ditëlindjes bëhen me familjen, por kohët kanë ndryshuar.
Party të çmendura, drogë, seks dhe alkool. Kështu festohen ditëlindjet moderne në Shqipëri.
Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as një gjyshe nga Tropoja. Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 100-të në një mënyrë krejt të veçantë.
Ndërkohë që gjyshet tona nuk duan ta festojnë ditëlindjen e tyre, kjo gjyshe modern nga Tropoja e ka djegur me festën e saj.
Ajo shihet duke i dhënë një makine tip “Benz CLS” dhe më pas duke konsumuar një puro kubaneze që i jep pamjen e plakës së Toni Montanës. Ndërkohë që në tortën e saj shkruhej: “Misioni u përmbush”.