Nëse besoni në dashuri, patjetër duhet ta shikoni këtë video. Me siguri nuk keni parë diçka më romantike në kohë të fundit. Matias Skarup, nga Danimarka, e ka njohur të dashurën e vet Anën para disa vjetëve. Mirëpo, Ana kohë më parë është shpërngulur në Kaliforni për shkak të shkollimit, andaj ata dy nuk janë parë rreth gjysmë viti.
Ky djalosh romantik nuk ka mundur të durojë më shumë dhe i mori të gjitha paratë të cilat i ka pasur dhe shkoi për ta vizituar të dashurën e vet, transmeton Telegrafi.
Gjëja më interesante është që Ana nuk ka ditur asgjë, andaj ai ka qenë personi i fundit që e ka pritur para derës së banesës së vet, mirëpo me siguri edhe më i dashuri.
Matiasi udhëtimin e tij romantik e ka xhiruar dhe më vonë e ka montuar.
Kështu ka lindur ky tregim i mrekullueshëm dashuror, i cili fillon duke e paraqitur Anën të cilën ai e ka njohur para tre vjetësh në shkollë të mesme.
Pastaj ndërrohen kuadro interesante të udhëtimit të tij dhe, në fund, ai shfaqet para derës së saj.
Shiheni se si ka reaguar ajo.