Filmi francez ne Arkivin e Filmit

Filmi francez ne Arkivin e Filmit
Gmuajit shkurt Arkivi jatë Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë do të shfaq çdo të mërkurë deri në datën 23 shkurt disa filma francez. Janë përzgjedhur katër filma të rëndësishëm të kinemasë franceze të viteve ‘60-‘70, në të cilët interpretojnë aktorë të njohur. Në datën 23 shkurt, në mesditë, në orën 12:00, janë planifikuar të projektohen dy filmat e fundit të këtij aktiviteti. Bëhet fjalë për filmin gazmor të viteve 70-të “Fan Fan Tulipan” me aktorët e mëdhenj Gerar Philipe dhe Gina Lolobrigida.

Në orën 17.00 të datës 23 shkurt do të shfaqet filmi “Hije dhe dritë” i regjisorit Henri Calef, me aktoren e famshme Simone Signoret. Më parë Arkivi i Filmit kishte shfaqur edhe filmin “Dashnorët e Veronës” i regjisorit Andre Cayette, prodhim i vitit 1949 si dhe filmi policesk “Komisari Megre”, pjesë e trilogjisë së shkrimtarit George Simenon, prodhim i vitit 1963 me regji të Gilles Grangier. Shfaqja e këtyre filmave i paraprin “Pranverës së Frankofonisë” që zhvillohet çdo vit, duke filluar nga data 19 mars.

Hyrja është e lirë.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit Rr. "
Aleksander Moisiu", 76/1. Tel. +355 4 364970,

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama