Bashkia e Tiranes Ekspozite fotografike per Kosoven

Bashkia e Tiranes: Ekspozite fotografike per Kosoven
Me rastin e tre vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës ka hapur në Qendrën e saj Multimediale "TEN" një ekspozitë fotografike kushtuar këtij vendi. E titulluar "Kosova e Përjetësuar në Tiranë", ekspozita, e cila do të qendrojë e hapur deri në datën 24 shkurt, evidenton figurat e shquara, datat historike dhe ngjarjet e Kosovës që janë fiksuar në qytetin e Tiranës nëpërmjet emërtimeve të rrugëve, shesheve, shkollave, busteve si dhe ceremonive të ndryshme të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

Tirana sot ka rreth 60 emërtime kosovare, ku janë përjetësuar mjaft figura të shquara të Kosovës nga fusha e artit, kulturës, politikës dhe historisë. Ndër këto emërtime mund të përmendim sheshin “Pavarësia e Kosovës” para Parlamentit të Shqipërisë, rrugën “Ibrahim Rugova” në qendër të qytetit, bustin e Adem Jasharit në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit dhe asaj “Skënderbeg”, rrugën me të njëjtin emër tek Garda e Republikës apo rrugën “Kosovarët” pranë kompleksit “Dinamo”.

Qendra “TEN”, Rr. “Myslym Shyri”.
Ekspozita mund të vizitohet nga ora 10:30 – 19:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama