60 artiste ekspozojne ne Muzeun Kombetar

60 artiste ekspozojne ne Muzeun Kombetar
Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është hapur një ekspozitë e titulluar “Pranverë Art 2011”, në të cilën kanë ekspozuar punimet e tyre 60 artistë shqiptarë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 prill. Janë dhjetëra punime të gjinive të ndryshme të artit pamor, por ka edhe vepra me tematikë të lirë të ekspozuara për herë të parë për publikun. Veprat e paraqitura janë punime abstrakte, reale, natyra të qeta, instilacione, kompozime, portrete, mesazhe për globalizimin dhe nudo.

Ekspozita e përvitshme “Pranverë Art” është si të thuash një ringjallje e ekspozitës së ndaluar “Pranvera” të vitit '71-'72. Kjo është hera e dytë që organizohet. Për herë të parë u organizua vjet, 38 vjet pas ndalimit të saj. Ekspozita “Pranvera” u hap për herë të parë në vitet ’70. Më vonë ajo u ndëshkua nga regjimi totalitar dhe u mbyll.

Këtë vit janë pak a shumë të njëjtët autorë, që 39 vite më parë tentuan të liberalizonin edhe artin, duke hapur krahët ndaj rrymave të kohës. Por përpos tyre ka edhe piktorë e skulptorë të rinj. Në këtë ekspozitë marrin pjesë emra të njohur dhe të rinj, të cilët spikatin për talentin e tyre si Bujar Zajmi, Hysen Devolli, Anastas Kostandini, Lekë Tasi, Vilson Kilica, Redi Greva, Julian Hyso etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama