Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Një krizë e re në horizont: bojkoti i zgjedhjeve lokale

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 15 vite më parë

Henri Çili
Një krizë e re në horizont: bojkoti i zgjedhjeve lokale

Mes kohës kur mund të zgjidhej kriza e kutive dhe kohës kur do të fillonte normalisht koha e krizës për zgjedhjet lokale, nuk mbeti asnjë kohë në mes. Ato u bashkuan tashmë. Dhe me dështimin e seancës së 18 marsit, në të vërtetë, jo vetëm që nuk u mbyll kriza e mëparshme, por në horizont u hap një krizë e re: ajo e zgjedhjeve lokale. Me sa duket Edi Rama ka një bestytni në kokë: nuk do të hyjë më kurrë në ndonjë zgjedhje me Sali Berishën kryeministër. E drejtë a e padrejtë, në sferën e të arsyeshmes apo të paarsyeshmes, kjo bestytni e Edi Ramës, duket se udhëheq aksionin e liderit të opozitës dhe mesa duket opozita do që të provojë një herezi që nuk është provuar herë tjetër në Shqipëri: të mos hyjë në zgjedhjet lokale.

Duke ekzistuar si pararojë kriza e zgjedhjeve të kaluara, është larg mendsh që të mund të hapet ndonjë proces i reformës zgjedhore për të përmirësuar Kodin apo për të përgatitur më mirë zgjedhjet lokale. Sidoqë kemi patur një shumëllojshmëri bojkotesh, prapë ato kanë qenë të pjesshëm, ato kanë ndodhur gjatë, në fund apo pas procesit zgjedhor por përsëri mosfutje totale në zgjedhje nuk ka patur as një herë.

A mund të thuhet sot, afro një vit para zgjedhjeve lokale se  kemi shenja të mjaftueshme për të bërë këtë parashikim: opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale? Mendoj se janë të paktën tre argumente në favor të kësaj.

Së pari; duke patur ende të pazgjidhur, sipas saj, çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, opozita e ka politikisht të vështirë të futet në një proces tjetër politik për reformën zgjedhore. Nëse do t’i futej këtij opsioni politik ajo do të humbte totalisht kredibilitetin dhe koherencën e aksionit politik paraardhës të mbështetur mbi problemet e 28 qershorit. Pa marrë lëshime esenciale, të cilat ajo me sa duket i ka identifikuar vetëm me hapjen e kutive dhe asgjë tjetër, opozita nuk mund të bëjë një hap tjetër pjesëmarrës për procesin e ardhshëm elektoral, dhe po nuk e bëri dot këtë, nuk ka si të futet në zgjedhje me të njëjtat kushte si zgjedhjet e kaluara, të cilat sollën sipas saj problemet e 28 qershorit. Nga ana tjetër Berisha nuk është i prirur dhe as i detyruar që të japë ndonjë lëshim të madh rreth kërkesave aktuale të opozitës. Sidomos, nëse ai do të përfitojë heqjen e vizave në verë, e ka pas kësaj rrugën të lirë të mos bëjë asnjë lëshim dhe madje të ëndërrojë një mega-plan për të përçarë dhe dobësuar Partinë Socialiste.

Së dyti, opozita aktuale duke qenë e ankoruar fort pas energjisë politike që e mban gjallë, tek zgjedhjet e 28 qershorit, nuk ka asnjë motivacion për t’u futur në zgjedhjet lokale, të cilat minimalisht do të kërkonin një energji dhe kredo të caktuar për të hyrë me mentalitet fituesi në marsin e ardhshëm në zgjedhje. Për të hyrë në një palë zgjedhje ka nevojë për një para-përgatitje për të legjitimuar alternativën tënde si alternativën fituese. Duke ndenjur vetëm tek të bërit opozitë për kutitë, opozita i ka lënë të gjitha çështjet e tjera dhe duket sikur ka për të zgjidhur problemet e së ardhmes duke zgjidhur ato të së shkuarës, konkretisht kutitë e 28 qershorit.

Së treti, opozita, sidomos në qytetet kryesore është mbajtëse e pushtetit lokal dhe duke filluar nga Tirana, në zgjedhjet e ardhshme lokale, është ajo që duhet të japë llogari për ecurinë e pushtetit lokal më shumë sesa të kërkojë llogari. Në këtë rrafsh ajo është në një pozitë të pafavorshme për një bilanc pozitiv në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Shanset në këto kushte për të fituar në pushtetin lokal janë vetëm politizimi i fortë i fushatës lokale dhe shndërrimi për opozitën i votës lokale në një votë kundër qeverisjes qëndrore.

Me sa duket Edi Rama e ka vendosur të bëjë bllokimin të plotë: duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ky mund të ishte realisht një kushtëzim për jetën demokratike të vendit dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ndaj duke e provuar këtë, ai ndoshta do të provonte t’i zgjidhte me një goditje disa probleme që shtrohen para tij si lider i opozitës. Vetëm se një hap i tillë politik është me të panjohura për të gjithë. Përfshirë dhe për Ramën.  eeee

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama