Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ndërkombëtarët për çfarë vlejnë vërtet!

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 15 vite më parë

Henri Çili
Ndërkombëtarët për çfarë vlejnë vërtet!

Në pritje të delegacionit të Këshillit të Evropës , tema e ndërkombëtarëve është rihapur sërish dhe debatuar gjatë në skenën tonë publike: roli i ndërkombëtarëve.  Edhe pse çështja e fundit mes Qeverisë dhe opozitës, lidhur me zgjedhjet e fundit, tregoi se prania e tyre është sërish shumë e domosdoshme, një nuk duhet harruar: Ndërkombëtarët janë të pranishëm dhe duhet të jenë të pranishëm sërish në një kënd dhe dritë të re, në përputhje me stadin ku ndodhet demokracia shqiptare, sot pas 20 vitesh.

Më shumë sesa për të ndërmjetësuar apo arbitruar palët në një konflikt politik normal, si në çdo demokraci tjetër në Evropë, roli i ndërkombëtarëve ka vlerë sot për një tjetër gjë: a ka impakt ky nivel krize i marrëdhënieve pozitë-opozitë, lidhur me ecurinë e hapave të integrimit evropian të Shqipërisë? Kjo është pyetja themelore ndaj së cilës ia vlen të mbajmë veshët ngrehur.

Nëse e gjitha sa zhvillohet në raport me mosmarrëveshjet e natyrshme qeveri–opozitë, qoftë kjo dhe për standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk ka një impakt në kalendarin e integrimit evropian, në ritmet apo në hapat esencialë të këtij procesi, atëherë jemi brenda suazave të një demokracie funksionale, me probleme të natyrshme, me hapa evolutivë, por sërish brenda një sistemi demokratik.

Nëse ky konflikt ka një impakt, ka pasoja në procesin e integrimit, shkakton vonesa apo devijime nga progresi esencial drejt BE-së atëherë, çështja është realisht serioze dhe për t’u ndalur. Në këtë mes ka hapësirë për një dialog real dhe për lëshime esenciale nga të dyja palët, në mënyrë që ky proces të zhbllokohet dhe ecja drejt procesit të integrimit të jetë real.

Për momentin, gjërat janë të paqarta: ende në asnjë formë të besueshme dhe nga ndonjë zë autoritar në BE apo nga qeveritë e mëdha të vendeve të BE-së, nuk ka një deklarim të qartë që kriza aktuale ka dhe do të ketë impakt real në procesin e integrimit. Kjo e lë për momentin qeverinë në pozita komode për të negociuar krizën. Por a është e qartë perspektiva e afërt apo e mesme, nëse kjo krizë vijon në të njëjtën mënyrë për të paktën 6 muaj të tjerë ? A do të mund të merren vizat sipas kohës së planifikuar, a do të ketë avancim në statusin e kandidatit në një mënyrë normale? Këtyre pyetjeve Qeveria duhet t’u përgjigjet para shqiptarëve për të mos penalizuar të ardhmen e integrimit, në kushtet kur i ka të gjithë mundësitë të bëjë lëshimet përkatëse, përfshi këtu dhe ato më “natyrë kushtetuese” për t’i dhënë një zgjidhje jo thjesht çështjes konkrete por dhe të ardhmes dhe sigurive të plota që i duhen dhënë dhe I takojnë opozitës dhe opinionit publik, për të ardhmen e standardeve të zgjedhjeve të lira në këtë vend.

Fluturimi drejt Tiranës i delegacionit të BE-së duhet parë kështu dhe pikërisht kështu: një procedurë normale e një institucioni evropian në një vend anëtar, apo një shenjat e një alarmi se e ardhmja e integrimit mund të penalizohet në ndonjë mënyrë nga kjo që po ndodh.
Jashtë këtij diskutimi për ardhjen e disa ndërkombëtarëve më të lartë se ambasadorët që kemi këtu përditë, është një fryrje e temave të mërzitshme të stinës akoma më të mërzitshme, në të cilën ndodhet sot politika e ditës.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama