Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Viktima e antikorrupsionit alla - berishian

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 17 vite më parë

Henri Çili
Viktima e antikorrupsionit alla - berishian

Sikur për një moment, të harronin datat, personazhet dhe rolet përkatëse, mënyra sesi opozita po e akuzon ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, lidhur me tenderin e rrugës Durrës-Kukës është identike me mënyrën se Berisha dje, kryetar i opozitës i "qepej" ndonjë ministri socialist e ndonjë afere të prezumuar si të kryer prej tij. Shtrati për këtë tipologji akuze, për këtë tipologji fajësimi është i shtruar tanimë në kulturën tonë politike dhe me sa duket kjo si strukturë paska ngjitur, derisa opozita e mori dhe po e përdor njësoj skemën. Ah po! Ka një shtesë: Prokuroria. Por, po të marrim parasysh degradimin e marrëdhënieve mes kësaj qeverie dhe prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, futja e Prokurorisë në lojë; tani dhe këtu, për këtë çështje dhe sidomos kundrejt këtij ministri të Berishës, nuk i kontribuon kushedi se çfarë fajësisë së ministrit Basha. Prandaj për momentin, ky element në analizën e ngjarjeve ia vlen të lihet jashtë analizës. Edhe pse të gjithë në një sistem të hapur jemi edhe më të hapur ndaj provave të reja që mund të ketë Prokuroria. Ndaj të gjithë jemi sy e veshë duke pritur provat të reja të Prokurorisë, më bindëse, më të drejtpërdrejtë lidhur për përgjegjësinë e ministrit Basha apo të kujtdo tjetër. Personazhet e kësaj skeme kanë rënë secili në kontradiksionin e vet: Rama nga njëra anë që po akuzon si Berisha dhe Berisha që nga ana tjetër është i detyruar të mbrohet vetë dhe të mbrojë ministrin e tij si socialistët dikur. Po ashtu Berisha gjendet në një kontradiksion të dyfishtë: edhe ka kërkuar pafund që Prokuroria të veprojë dhe tani bërtet se ministri i tij është i pafajshëm. Pjesa tjetër e fabulës është njësoj.

Po çfarë ka të re kjo fabul e javës së shkuar, e cila për nga interesi dhe për nga rëndësia i konkurroi të gjitha lajmet e tjera. Ka sigurisht disa të reja, të cilat lidhen ose nuk lidhen drejtpërdrejt me ministrin Lulëzim Basha apo më keq akoma: e përdorin atë si pretekst në fabul.


Së pari, goditja e rrugës Durrës-Kukës,
kur ky projekt është një nga ngjarjet his
torike të zhvillimit të Shqipërisë në shekullin e ri tregon se opozita është e shqetësuar nga fakti që qeveria mund, dhe me siguri do të korrë kredit elektoral në vitin 2009, nëse ajo arrin të përurojë këtë projekt para votës së ardhshme. Dhe ndoshta këtu opozita është më legjitime se sa në të gjitha pikat e tjera të luftës së saj lidhur me këtë çështje. Ideja se kjo rrugë me rëndësi kombëtare dhe patriotike mund të jetë bërë me korrupsion, e ndot pak imazhin e këtij projekti dhe ul kreditin elektoral të qeverisë. Një rrugë e motivuar nga vjedhja vlen pak elektoralisht.

 

Së dyti, prokurori i Përgjithshëm, Theod
hori Sollaku, është në momentin më de
likat të karrierës së tij. Me këtë zgjidhje që mori çështja e Presidentit të ri të Republikës, është e qartë se statusi i tij dobësohet shumë. Ai është para dy alternativave: ose ta shkarkojnë si "fajtor" ose të largohet butë drejt një posti tjetër të lartë, në gjyqësorin shqiptar. Pikërisht për këtë prokurorit të Përgjithshëm i duhet një fabul e madhe, me një personazh me rëndësi në qendër, me vlerë për ta përdorur në dy rastet: Për ta përdorur publikisht si shkak të shkarkimit. Pra: "më shkarkoi Berisha se fillova të godas korrupsionin e ministrave të tij, dhe më shkarkoi një president politik si Topi, më shkarkoi nën/kryetari i PD-së". Ose tjetra: ta përdorë çështjen Basha si një monedhë shkëmbimi për një largim të butë dhe me nder nga ai pozicion. Nuk është se kjo nuk është gjetje e mirë, në publik ngjit dhe duket e besueshme po luhet me virtuozitet.


Së treti, veprimi i Prokurorisë, brenda kon
tekstit të sipër shkruar, për të gjetur kor
rupsionin në një vepër të tillë duket një cinizëm i madh, kur në Prokurorinë e Përgjithshme rrinë me male dhe male dosje për çështje aspak patriotike, për çështje aspak dinjitoze, si dhe për nivele korrupsioni me personazhe të dorës së parë, nga radhët e ministrave të djeshëm socialistë apo ministrave të sotëm demokratë. Dhe më lart madje. Zbatimi i ligjit, sigurisht që është diçka e mirëpritur, por asesi nuk mund të legjitimohet i gjithë mosveprimi i deritashëm i Prokurorisë ndaj korrupsionit, me një çështje, e cila ka ngërdhesh brenda saj jo thjesht një rrugë, jo thjesht një firmë, jo thjesht një projekt: Bëhet fjalë për rrugën Durrës-Kukës, bëhet fjalë për gjigandin amerikan "Bektel", bëhet fjalë në fund të fundit për një projekt gjeopolitik me rëndësi jetike. Me ose pa këtë dosje "biografia" e Prokurorisë në luftën ndaj korrupsionit nuk ndërron gjë të madhe.


Së katërti:
Në këtë
kuptim, po të kemi parasysh historinë e kësaj rruge, zvarritjet e saj të qëllimshme gjatë qeverisjes socialiste është e pritshme se urgjenca e vënies në jetë të këtij projekti, pengesat gjeopolitike që duhet të kapërcente kjo rrugë për t'u mundësuar përfundimi i saj, nuk ka se si të mos i jepnin asaj një status të veçantë: duhej një procedurë që mbaronte shpejt, një firmë e fortë, jo thjesht në biografi, por dhe prapavijë e mbështetje gjeopolitike, si rasti i amerikanes "Bektel".


Së pesti. Nuk do mend, e
për këtë ka prova të qarta
dhe të mjaftueshme edhe tani, që tenderi i rrugës Durrës-Kukës ka probleme teknike dhe procedurale. Të rënda po të doni. Ai është bërë shpejt, është bërë pa i pasur të gjitha letrat në rregull, pa prudencën dhe rigorozitetin që kërkon një tender që harxhon paratë e republikës. Por fatkeqësisht real-politika duhet përditë të na mësojë gjëra edhe më të hidhura. Mes tre alternativash: pa korrupsion por pa rrugë; me shkelje procedurash dhe potencialisht edhe me korrupsion, por me rrugë të bërë; me rrugë të bërë dhe pa korrupsion, për momentin duhet të kënaqemi me të dytën: Pra; një rrugë që bëhet edhe pse aty ka shkelje procedurash dhe potencialisht ndonjë korrupsion. E mira do të qe e treta: "rruga e bërë dhe pa korrupsion", por ja që nuk është ende e mundur dhe lufta për një republikë të duarve të pastra mbetet një lavdërueshme për këdo që e bën.

Po ministri Lul Basha, çfarë hyn në këtë histori. Mendoj se hyn pak. Ajo është dhe mbetet vërtet një rrugë që ka qenë në "varësinë" e Lul Bashës, por rruga Durrës-Kukës është projekti i kryeministri Sali Berisha, meritat dhe përgjegjësitë e së cilës i mbeten atij. Në këtë rast ministri Basha është thjesht një "viktimë e anti- korrupsionit berishian" dhe sigurisht që ai do të ketë kosto politike për profilin e tij, edhe sikur çështja të mbyllej sot. Pa përjashtuar dhe provësurprizën që mund të ekzistonte potencialisht që të bënte atë vërtet autor të abuzimit me këtë tender.

Ndaj, Basha si politikan nuk më zhgënjen me rolin e tij në këtë çështje. Tjetërkund, në një tjetër kohë luhet prova dhe ambicia e tij politike. Për momentin, ai është një prej ministrave të zakonshëm të qeverisë "Berisha", me të njëjtën mesatare bilanci apo dështimi si 2/3 e pjesëtarëve të kabinetit aktual që qeveris vendin. Ai po konservon veten duke "vegjetuar" në sfidën e protagonizmit politik brenda të djathtës, për arsyen e thjeshtë se ajo sot për sot nuk ekziston. Në hapat e parë të futjes së tij në politike kishte shenja se Basha premtonte në politikë. Ky është zhgënjimi.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama