Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Presidenti siç nuk e prisnim

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 17 vite më parë

Henri Çili
Presidenti siç nuk e prisnim

Një punë e mirë e bërë nga njerëz të ligj" - tha Neritan Ceka kur doli nga seanca e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, Bamir Topi. "Turp që e bëtë, por faleminderit që e bëtë!" shkuante analisti Mark Marku lidhur me 6 deputët socialistë, të cilët me votat e tyre mundësuan zgjedhjen e Bamir Topit presidenti. Ajo që ndodhi në 20 korrik, mënyra se si u zgjodh Presidenti i ri i Republikës, u komentua dhe u prit gjerësisht si një rrezik i madh për demokracinë në Shqipëri, si një një lloj "fundi i politikës". Logjika është e thjeshtë: shumica demokrate në pushtet ka sot në tre prej posteve më të larta të shtetit 3 drejtuesit e saj më të lartë politikë. Me zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, shumica i ka të gjitha shanset që kapë dhe ato institucione të pavaruara, të cilat deri më tani nuk i ka vënë nën kontroll.
Ndaj, në çastin që ka vënë këmbën në Pallatin e Brigadave, Presidenti i ri Bamir Topi ka ndërmarrë në të njejtin çast një sfidë të dyfishtë: nga njëra anë ai ka sfidën e realizimit të detyrës së tij të lartë, në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe nga ana tjetër, duke dalë nga rradhët mazhorancës, atij i takon tanimë misioni historik për të qenë në një farë mënyrë "kundër partisë së tij" E gjitha kjo për të realizuar misionin e tij prej presidenti i të gjithëve, prej presidenti, i cili ekuilibron institucionet dhe nuk i çon ato të gjitha në të njëjtën anë, në anën e qeverisë. Dy presidentët, me origjinë politike, para tij, Sali Berisha dhe Rexhep Meidani dështuan në misionin për t'u bërë "president të të gjithëve". Eshte e qartë, që kur është betuar mbi kushtetutë presidenti Topi ka qenë "politikisht i kompleksuar" lidhur më mënyrën se si ai zgjodh në atë kombinatorikë parlamentare aq të ngatërruar, me ca dritëhije dhe të paprecedent.
Afro dy muaj apo tetë javë janë pak për të krijuar profilin e një presidenti të republikës, por dalin dhe teprojnë për të dhënë shenjat. Dhe shenjat pozitive presidenti Bamir Topi duket se i ka dhënë.
Kështu në vend të atyre sirenave të shumicës parlamentare që prisnin që firmën e parë në tavolinë ai të hidhte për heqjen kryeprokurorit Sollaku, presidenti Topi ka arritur të bëjë gjithnjë e më të natyrshme për të gjithë aktorët politike idenë e një reforme tërësore në drejtësi dhe në organin e prokurorisë.
Në vend të atyre që prisnin një president që do të vendoste në vendet e mbetura bosh në institucionet e pavarura njerëz të shumicës po kemi një president të matur në veprime dhe kalkulimin e stafeve apo të zgjedhjen e personave.
Në vend të një presidenti që të shigjetonte opozitën, sikurse kanë bërë parardhësit e tij partiakë ai, e ka bërë takimin me opozitën apo pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës dhe drejtuesve të saj pjesë të takimeve, aktiviteteve etj. Një normë që sot duket e natyrshme.
Nga ana tjetër në javët e para të punës së tij si president Bamir Topi është treguar i ekuilibruar edhe në një tjetër drejtim: në atë për përfaqësimit të gjitha grupeve të shoqërisë shqiptare dhe të gjeografisë së vendit, ku të gjithë shohin tek Presidenti Topi një njeri të tyrin. Kështu, që nga festa e Çlirimit të Skraparit e deri tek vizita në familjen mbretërore, që nga vizita në Sarandë e deri tek interesimit për zjarret në pyje në Përmet apo takimi për planin rregullues të Tiranës, që nga takimet me partitë politike, e deri tek takimet më universitarët, po shohim një president që mund t'i referohen të gjithë.
Është e qartë që një variabël i tillë politik ka dhe handikapet e veta. Kështu Presidenti Topi lipset të përforcojë mesazhin e tij politik, i cili herë pas here rrumbullakoset më shumë sesa duhet në përpjekje për të gjetur një mesazh gjithëpërfshirës. Por sigurisht janë vetëm fillimet dhe këto janë vetëm shenja. Ajo që është e qartë se presidenti Topi ka ardhur "politikisht i kompleksuar" në krye të shtetit. Sot ai duket se është "pozitivisht i kompleksuar". Kjo duket premtuese për një presidencë të mirë "TOPI".

 Publikuar ne Revista Mapo

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama