Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Retorika dhe Politika (Pjesa e parë)

Retorika dhe Politika

 

Analizë e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarëve" të Ismail Kadaresë

 


Gëzim MEKULI, Oslo

 

Shkrimi i Rexhep Qoses "Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare" mund të vlerësohet si një krijim publicistik që ka nxitur një ndër debatet me interesante në hapësirën publike shqiptare. Një ndër këto debate të njohura është ai Qosje - Kadare. Karakteristikë e veçantë e këtij debati është mënyra e ndryshme e të interpretuarit dhe të kuptuarit të identitetit të popullit shqiptar, nisur nga pikëpamja fetare, historike, filozofike dhe kulturore.

Në shkrimin e lartpërmendur Qosja përshkruan shqiptarët si një popull që i përket tri feve dhe se mu ky fenomen e bën "më të pasur" dhe "më të përbërë" identitetin e tij kombëtar. Përkundrejt pohimeve të disa intelektualeve, se shqiptarët i takojnë vetëm qytetërimit perëndimor, Qosja në lidhje me këtë, shpreh një skepticizëm të madh. Si argument, ndër tjerash, ai përmend faktin se "shqiptarët nuk do të përjetonin ndarjen në katër shtete po do t\\\'iu njihej e drejta e jetës në një shtet". Më tutje ai thekson se "Shqiptarët, në të vërtetë, u takojnë dy qytetërimeve: qytetërimit perëndimor dhe qytetërimit lindor". Dhe, është mu kjo tezë që nxiti një reagim tek Kadare, i cili shigjeton Qosen në sprovën e tij " Identiteti evropian i shqiptarëve", duke përfaqësuar mendimin se Populli shqiptar nuk ka "identitet gjysmak" por atë evropian.

Çfarë apelon kjo sprovë? Cilat forma gjuhësore përdoren për të bindur një numër sa me të madh të lexuesve? Si ndërton autori publikun dhe çfarë botëkuptime ka ai?

Përgjigjet në këto pyetje janë objekt i kësaj analize. Këto mund të gjenden me ndihmën e teorive nga fusha e shkencave të  retorikës.

                

 

Teoritë

Analiza mbi "Identitetin evropian të shqiptarëve" do të përqendrohet në tri teori:

 

  1. Teorinë e grupimit të fjalëve (Keneth Burke)
  2. Ndërtimin e publikut (Maurice Charland dhe McGee)
  3. Pikëpamjen mbi botën dhe ndërtimin e publikut  (Bitzer)

 

Analiza e grupimit të fjalëve

Kjo metodë për të parën herë është zhvilluar nga Kenneth Burke (1937). Sipas tij kjo metodë është një mjet ndihmës që mund të na e lehtësojë dekodimin e botëkuptimit të autorit. Ndërtimi i fjalisë dhe përdorimi i shprehjeve të zgjedhura nuk është i pafajshëm dhe i rastësishëm. Pra nëse ne ia dalim t\\\'ia mbushim mendjen dikujt se  pikëpamjet tona rreth një teme, çështje dhe rreth një problemi janë të drejta, kjo do të thotë se ne përmes ndihmës së gjuhës e kemi ndikuar, në një masë, botën e këtij personi. Kështu, del se e vërteta mbi botën nuk është objektive dhe e qëndrueshme, por kjo ndikohet dhe formësohet nga dikush.

             Burke thotë se është plotësisht e mundur, që duke klasifikuar dhe renditur grupin e fjalëve, të zbulosh dhe të gjesh "shprehjet kyçe" të një shkrimi, si dhe cila fjalë lidhet me cilën. Pra "gënjeshtra, në këtë mënyrë, është e pamundur". Kështu për shembull nëse një njeri flet për nderin, por përdorë një gjuhë metaforike për shkatërrimin, atëherë tema e tij e vërtetë është shkatërrimi e jo nderi. Grupimet e njëjta të fjalëve, që një kritik i gjen në përdorimin e fjalëve të një autori, janë për të, zakonisht, të pa njohura; As autori vet nuk është i vetëdijshëm për këtë ndër-marrëdhënie të grupimi të ngjashëm të fjalëve.

 

               Mirëpo shtrohet pyetja si ti gjejmë shprehjet kyçe të një shkrimi. Sipas Foss:

Varësisht nga ajo se sa shpesh dhe me çfarë intensiteti përdoret një fjalë, bëhet edhe identifikimi i saj si shprehje kyçe. E rëndësisë se veçante është se cilat fjalë tjera sillen rreth këtyre fjalëve kryesore. Shprehjet që përzgjidhen në analizën e grupimit të fjalëve mund të ndahen në dy grupe: 1. "Shprehje të mira" dhe 2. "Shprehje të dreqit".

 

Ndërtimi i publikut

Shumë retorikas e konsiderojnë publikun si një produkt të krijuar nga shkrimi dhe fjalimi. Secili autor mendon, pak a shumë, në mënyrë të vetëdijshme në publikun dhe për publikun. Pra shkrimi kërkon të mbushë mendjen; të bindë.

Publiku retorik, përbëhet kryesisht nga personat të cilët mund të ndikohen nga folësi apo autori. Kështu që siç thotë edhe McGee i tërë procesi i socializmit nuk është asgjë tjetër përpos ushtrime intensive e të vazhdueshme për të bindur tjetrin (McGee 1975: 242).. Diskursi i tyre politik nuk e bën përshkrimin e realitetit, përkundrazi, ky diskurs, sajon, me tepër, vetëm një mit politik. Si fantazmë politike dhe si një mit politik "popull i ri" me identitet të ri, do të ekziston aq gjatë sa do të ekziston edhe retorika;. Por, nesër, nëse retorika mbi këtë "popull të ri" zbehet apo edhe zhduket, atëherë ky nuk do të jete asgjë tjetër përpos një grumbull individësh.

 

 

Analiza e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarëve"

 

  1. Analiza e grupimit të fjalëve

Në shkrimin e tij Identiteti evropian i shqiptarëve, duke përdorur efektet e gjuhës, Kadare komunikon jo vetëm me shqiptarët në Ballkan, por edhe me opinionin publik ndërkombëtar. Ndryshe nga Qosja, Kadare përfaqëson qëndrimin se mes tjerash "shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë" duke nënshkruar marrëveshjen me Evropën atlantike. Kadare mbështet në premisa historike, gjeografike dhe duke theksuar më shumë atë fetare. Ai pranon faktin se shqiptarët kanë tri fe, mirëpo shigjeton Qosen për ndarje të identitetit shqiptar, duke pohuar se kjo do të na shpinte drejtë dëbimit nga Evropa. Për këto arsye, Kadare është më pak tolerant me mendimin e Qoses, se "shqiptarët i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë". Ajo, që kërkoj këtu është që përmes fjalëve kyçe, si kam cekur dhe me parë, të bëhet e zbuluar  dhe e kuptueshme të kuptuarit e botës nga autori.

                    Janë shtatë fjalë të cilat janë qendrore në këtë shkrim. Këto janë: "Evropa", "Evropian", "Shqiptarët","identiteti", "Populli", "Mysliman", "Krishterë", "Perëndim" dhe "Lindje".     

           

 "Evropë" dhe "Evropian"   

              Në këtë shkrim fjala "Evropë" është shprehje e shenjtë. Fjala "Evropë" përmendet 61 herë, përderisa fjala "joevropian" përmendet 2 herë. Që të dyja këto fjalë janë përzgjedhur si fjalë kyçe duke u bazuar në frekuencën dhe në intensitetin e tyre. "Evropa" paraqitet në shkrim si shprehje e Zotit (God term).

                 Përpos këtyre dy fjalëve kyçe, fjala tjetër, që më së shumti është e dukshme për nga frekuenca, është ajo "evropian". Kjo fjalë përmendet 39 herë. Rreth fjalës "Evropian" përmenden shpesh, po ashtu, "katolicizmi", "racë e bardhe", "identiteti", shqiptarët", "qytetërim", "kontinenti nënë", "mit", "krishterimi", e që këto mund të quhen edhe fjalë të shenjta. Ndërkaq shprehjet e dreqit, që sillen rreth fjalës "evropian", mund të veçohen fjalët "luftë" dhe "myslimanizmi".

             "Evropa" ka dy dimensione morale. Atë ideologjike dhe mitike, e që është e mirë, dhe atë faktike, pra të sotmen, që është "e keqe".

Grupimet e fjalëve që shpesh sillen rreth fjalës "Evropian" janë: "katolicizmi", "identiteti", "shqiptarët" dhe  "myslimanizëm". Lidhjet me të forta gjinden në mes fjalëve "Evropa", "katolicizmi", identiteti" dhe "shqiptarët", ndërkaq fjala "myslimanizëm" zbehet dhe nuk i është e fortafruar fjalës "Evropë". Me ndihmën e grupimit të fjalëve në kuptojmë se "myslimanizmi" është fatkeqësia unike dhe e papërsëritshme, i cili edhe shënon fundin e madhështisë se popullit shqiptar. "Myslimanizmi" është antipodi i simbolit të identitetit shqiptar. 

             Shumë nga fjalët në grupimin e parë të fjalëve janë mbiemra të cilat përshkruajnë pozitën e rëndë të shqiptarëve krijuar nga "myslimanizmi". Mbiemrat nuk janë neutrale, përkundrazi, Këto janë të forta dhe i japin fjalës intensitet në shkalle të lartë ngritjeje.

 

Qe në fillim të shkrimit, lexuesi hasë në përdorimin e figurës stilistike antibolën: "Shqipërisë se vogël me kontinentin e madh evropian". Kadare përdorë mbiemrat "i vogël" dhe "i madh". Këto mbiemra te lexuesi krijojnë ndjenjën e kompleksit të vlerave të vogla. Lexuesi ndjehet inferior dhe pa vlerë përballë një fuqie tjetër, të madhe e të pa diskutuar; si në pikëpamjen materiale e, po ashtu, edhe në atë shpirtërore. Kjo "Evropë e madhe" mund të kuptohet si një qendër për të gjitha fuqitë e jetës, ndjenjat, guximin, diturinë, moralin dhe përparimtaren. "Shqipëria e vogël" është tjetra, është e zbrazët. Fajtorin për këto të këqija, në mënyrë implicite, Kadare e gjen tek religjioni dhe te Lindja.      

        Perëndimi, në këtë shkrim, është i stërmbushur me përmbajtje religjioze dhe ka një lloj figure religjioze. Evropa është simbol për arsyen, dëshirën dhe për gjykimin. Por çfarë është ajo pjesa "tjetër" e botës? Si  trajtohen kulturat dhe popujt tjerë të botës? Si dhe në ç’mënyrë tolerohet dhe preket feja dhe tradita tjetër, do të hulumtohet në këtë punim shkencor.

 

                 Kadare përdorë metaforën "shpend i verbër" dhe "re të zeza", ku bën asocim në politikën zyrtare të Shqipërisë në lidhje me anëtarësimin e saj në ligën islamike. Këtu metafora "shpend i verbër" dhe "re të zeza" përdorën në mënyrën ideologjike. Pasi që metafora është e hapur dhe shumë kuptimore, ne, si rrjedhojë, nuk mund të kemi kurrfarë kontrolli se, në ç\\\'mënyrë kjo do të kuptohet dhe interpretohet nga lexuesit. Në shumë raste kjo fjali mund të kuptohet edhe kështu: 

 

Afrimi me ligën islamike = tragjedi           Largimi nga kjo ligë islamike  = shpëtim

                

                     "Evropa" përmendet si "nënë". Për shembull Kadare thotë: "U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej me në fund për popullin e braktisur" dhe "Humbja dhe rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bënë me pak evropian se të tjerët". Çfarë domethënie ka këtu fjala "nënë"? Po fjala "mëmë"? Çfarë kuptojmë kur në shkrim hasim në shprehje të tilla? Fjala "Evropa nënë" është një sistem politik me një komb e kulturë. Kjo do të thotë se "Evropa" dhe "evropianët" janë territoret dhe kufijtë e kulturave tona, ndërkaq çdo gjë që është jashtë sajë, pra popuj, kultura dhe identitete, janë "jo evropiane", myslimane, të largëta, janë frikuese; janë antipodi i nënës; është njerka.

                  Pra  "Evropa nënë" ka konotacione territoriale. Tek fjalët "nënë" dhe "mëmë" përdorën shprehje emocionale. Në këtë mënyrë shprehja "nëna Evropë" fortthekson dimensione fetare dhe territoriale për luftën e Perandorisë Osmane të shekullit XIV në Ballkan. Shkrimi paraqet Kadarenë si mbrojtës të interesave territoriale evropiane dhe si mbrojtës historik i interesave shqiptare. Kadare shkruan: "Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzet, duke përfshirë edhe të fundit, atë me të rrezikshmin, terrorizmin". 

Evropa katolike dhe "evropianët" kanë një fuqi prej Zotit. "Katolicizmi" dhe "evropianët" kanë një lloj forme autoriteti politik dhe kulturor. "Evropianët" janë edhe punëtorë, paqësorë, jo dhunues e jo agresiv,  ndërkaq, "joevropianët" dhe përkatësit e fes myslimane janë agresiv, dhunues, jo punëtorë, dembelë, të paorganizuar dhe ushqyes potencial të terrorizmit.

         Si rrjedhojë, shkrimi ndërton një popull me një bindje se janë të kërcënuar nga "identiteti joevropian". Në këtë mënyrë shkrimi krijon një lloj atmosfere lufte, ku shqiptarët duhen të qëndrojnë në gatishmëri për t\\\'i sulmuar "te tjerët", para se "te tjerët" t’i sulmojnë këta; shkrimi rikthen mitologjinë e luftërave fetare ballkanike. Black thotë se ideologjitë "tentojnë të kenë ndikim vendimtar në karakterin psikologjik tek bashkë mendimtarët dhe ithtarët e vet" (Black 1999: 10).   "Evropa katolike" është një vend mitik dhe, njëkohësisht, një mit politik. Të kesh një publik të përbashkët rreth një identiteti të fuqishëm, dhe që ky publik të beson në mitologji, është e një rëndësie të madhe, sepse mitet janë instrumente për të krijuar unitetin dhe identitetin kolektiv.

 

"Joevropian"

Fjala "joevropian" është përmendur dy herë dhe, paraqitet si shprehje e dreqit.

Kjo fjalë, "joevropian", më së shumti është e rrethuar nga fjalët "turp", "identiteti", "Shqiptarët", "turq të ardhur", "myslimanë", "rrezik për qytetërimin evropian". Fjala "joevropian" ka konotacion negativ. Joevropianët paraqiten si pushtues të territorit evropian. Duke përdorur shprehje me ngjyra religjioze, Evropa paraqitet me theks njëfetar dhe e rrezikuar nga të ardhurit "nga Anadolli". Duke përdorur fjalën "Evropian" kundrejt fjalës "joevropian", paraqitet territori i "Evropës së racës së bardhe", si diçka mitike.

Gjatë luftës së dyte botërore, religjioni dhe mitet, u përdorën shumë si instrumente ndikuese politike dhe identifikim. Ndër ta në historinë moderne njihet vrasësi i kulturave, besimeve fetare dhe i njerëzimit Adolf Hitler si dhe Slobodan Millosheviq. Me 1989 në Gazimestan të Kosovës, Milosheviq, duke përdorur mitologjinë dhe historinë mesjetare, shfrytëzon fenë si mjet për të ndërtuar një publik sa më kundërmysliman. Ai Kosovën e paraqet si qendër të kishës ortodokse dhe si viktimë të islamizmit. Edhe Kadare paraqet Kosovën si territor të shenjtë "te krishterimit". Edhe këtu Kosova, paraqitet si diçka mitike dhe e shenjtë fetare.

Për Kadarenë mitet dhe religjioni janë po ashtu përbërës të rëndësishëm për mobilizimin nacional dhe ndërtimin e publikut. Religjioni dhe mitet, sipas shkrimit, janë kusht për ekzistimin e popullit shqiptar në Evropë.

                                          

                   Për të nënshtruar dikë, dhuna nuk është e domosdoshme. Këtu me rëndësi është të kemi një legjitimitet dhe "një mirëkuptim". Nëse një autor, një diktator, udhëheqës partiak, apo një punëdhënës dëshiron të ushtrojë fuqi, e pushtet ndaj një tjetri, është me rëndësi legjitimiteti ideologjik. Pra arsyetimi. Ideologjia është çdo herë e njëjta: Dominimi bëhet "vetëm" për "të mirën" e tjetrit; për të mirën e popullit, shtetit etj. E,                instalimi i frikës është mënyra më e lehtë dhe me efikase për të kontrolluar dhe ndikuar në ndërtimin e publikut të dëshiruar. Frika nga "kultura e huaj", nga "feja tjetër" dhe nga "raca jo e bardhë", tregon se identitetet "e huaja" janë "armiqtë e Evropës katolike", dhe të "katolicizmit të hershëm shqiptar". Instalimi i një frike, një mendimi e një bindjeje se, "NE", shqiptarët, dhe evropianët jemi të rrezikuar nga "ATA", të cilët i përkasin një kulturë e feje tjetër, është retorike e përdorur nga Gjermania e Hitlerit dhe Gebelsit. Edhe këta instaluan frikën ndaj jahudive, feve,"racave jo të bardha", romëve dhe bolshevikëve. Edhe këto kombe dhe intelektualë të tyre, sipas teorisë naziste, rrezikonin identitetin, kombin e pastër gjerman, "racën e bardhë ariane" dhe, përparimin e tij shkencor e kulturor.

 

"Katolik" dhe "Mysliman"

Edhe pse fjala "katolik (e)" përmendet vetëm 5 herë, është kjo shprehje e shenjtë. Kjo është një shprehje e shenjtë sepse fjala "katolik (e), katolicizëm" ka një vend qendror në shkrim. "Katolik" është përzgjedhur si shprehje kyçe duke u bazuar në  intensitetin. Përpos kësaj, fjala "katolik" qëndron e rrethuar nga mbiemrat, të cilat e përshkruajnë këtë emër ("katolik") më afër. Këto mbiemra na tregojnë për cilësitë dhe nuancat e katolicizmit. Kadare përdorë fjalën "katolik" me një intensitet të veçante: për shembull "… u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi" apo "madje krishterimi shqiptar ishte me i moçëm se ai sllav". Fjala "katolik" përdoret shpesh në lidhshmëri me fjalën "Mysliman" dhe "identitet".

                  Fjalët që grumbullohen rreth mbiemrave "mysliman" dhe "katolik" mund të ndahen në dy epoka kohore dhe në dy grupe. Ai flet për "mysliman" dhe "katolik " në dy kuptime të ndryshme. Arsyeja për këtë është se fjalët që sillen rreth "mysliman" dhe "katolik " kanë një intensitet të fuqishëm. Për këtë arsye fjalët që përmenden rreth fjalës "mysliman" dhe "katolik" janë ndarë në dy lloj grupime. Këto janë fjalë që shkaktojnë tensione dhe konflikte në shkrim. Këto edhe janë të ndara sipas epokës kohore. Këto konotojnë dhe përshkruajnë fatin e shqiptarëve në të kaluarën dhe në të tashmen. Këto janë fjalët që rrethojnë fjalën " mysliman" dhe "katolik ":

 

1389 – E kaluara

2007 – E sotmja

Mysliman

Katolik

Jo evropian

Evropian

Myslimanizmi

Katolicizmi

Lindor

Perëndimor

Përvoja otomane

Demokracia

Zëvendësim

Veshjet e famshme

Petka arabe - shallvare

Tradicionale

Me pak evropian

Liri

Identitet i ndarë

Besim i tyre

çaste të vështira

Rrënjët e krishterimit

Luftë

Paqe

Tjetër faresh

Qytetërimit të krishtere

Histori

Emanciponte

Tmerrit

Nënë

Xhami

Katedrales

Demonë të vjetër

Ballkanit evropian

 Qendra terroriste

Identitet

S’na lidh asgjë

Ne

Nostalgjia - poshtëruese

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama