Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Stavileci, Jabllanoviqi dhe Gebelsi

Stavileci, Jabllanoviçi dhe Gëbelsi

Gëzim Mekuli

Askush, asnjëherë nuk i ka ofenduar më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa ministrat e Isa Mustafës, Jabllanoviçi dhe Stavileci. Ky i fundit, “pornografizoi” botën e nënës shqiptare. Po, ai përdhunoi botën shqiptare, gjuhën, identitetin, vlerën dhe ikonën e kombit. A është e mundur kjo? Si të dëgjohet kjo fjalë? Si e arsyetoi këtë mendim dhe kush e tha? Ministri shqiptar i qeverisë së Isës. Këtu ka dy momente të mëdha që nën vetëdije tregojnë, se ky ministër nuk ka respekt për femrën shqiptare, e madje për veten e tij. Momenti i parë është ai momenti moral dhe etik. Së pari njerëzor dhe pastaj politik. Fjalia a tij, e padëgjuar, e keqe dhe poshtëruese, se "pse bëni 7 fëmijë kur e keni rrogën 330 euro?", argumenton se z. Stavileci nuk e ka si pikënisje kodin moral në mendim dhe as në veprim. Fjalia dhe vepra e tij dëshmojnë se politikat e qeverisë së Kosovës janë politika materialiste dhe egoiste, jo të shekullit XXI.

Këtu nuk ka humanizëm për nënën dhe as për njeriun. Dhe, si rrjedhojë i këtij mendimi, del se paraja dhe bota materialiste ka sunduar dhe po e kontrollon qeverinë. Momenti i dytë, shumë shqetësues, është se shqiptarët e Kosovës i janë nënshtruar një propagande të ngjashme me propagandën e nazizmit të Gëbelsit. Edhe ministri i Propagandës së Hitlerit, Gëbelsi, sulmonte "të tjerët" që të mos lindin shumë fëmijë. Këta edhe i zhduknin fëmijët e porsalindur, që mund të konsideroheshin se ishin të varfër dhe me të meta psikofizike. Çdo gjë që kushtonte ishte e pakëndshme për nazizmin gjerman, madje edhe në shkollë, nxënësit e mirë "i kushtonin" shtetit gjerman më lirë se nxënësit e dobët. Nxënësi i mirë i kushtonte 120 marka gjermane shtetit, e ai i dobëti mbi 300 marka gjermane! Prandaj nazizmi gjerman e luftonte "të keqin" dhe familja nuk guxonte të kishte nxënës të dobët. T’i kushtoje shtetit të Rajhut të tretë, kishe pasoja... Stavileci dhe Gëbelsi kanë diçka "të ngjashme": ndërsa nazizmi gjerman i vitit 1939 dëshironte të kishte një botë "të pastër ariane" dhe me nxënës që i kushtonin lirë shtetit, Stavileci i qeverisë sonë, dëshiron të ketë një botë të ndarë: me familje "të pasura" dhe me familje të "varfra".

Nuk bën të kesh 7 fëmijë nëse ke 300 euro rrogë! Na kushton! Ky mentalitet i shekullit XIX, dhe që po mbizotëron në politikat tona, e ka qelbur hapësirën publike shqiptare. Ka varfëruar vlerat kombëtare dhe njerëzore. Ky mendim i Stavilecit na tmerron dhe na pikëllon, sepse ky njeri familjen e konsideron objekt, gur, të pandjenjë dhe diçka që "të “harxhon” dhe të “kushton”! Familja dhe nëna shqiptare trajtohen si "mallra shpenzues" dhe si kafshë që "hanë dhe kushtojnë". Po, familja dhe nëna shqiptare u quajtën edhe egërsira. Nëna shqiptare, bërthama e kombit, po sulmohet dhe po dhunohet, pa frikë dhe pa kufij. Institucioni madhor i kombit tonë, pa reshtur dhe pa fije turpi, po bombardohet, po digjet dhe po shigjetohet.
Dje Jabllanoviçi, sot Stavileci. Njëri dhunon shqip dhe tjetri serbisht. Të dy ministra!
E çfarë rëndësie ka gjuha këtu?! Jabllanoviçin e quajta çetnik dhe mire ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr politik dhe "kosovar çetnik"!
Mjerë nëna që të ka dhe të mjerët ne që të kemi!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama