Gazetarët, këta aktorë pornografik!

Gazetarët, këta aktorë pornografik!

A është gazetari kjo, bre? A ka humanizëm në jetën tonë, bre? A ka rrespekt për institucionin e shejtë, familjen, bre?
A ka empati në zmrën dhe mendjen e gazetarisë shqipe, bre? Arbënor Dehari shkoi! Iku! Po na mungon, he burrë i dheut! Shumë po na mungon, Arbënor!
Askush nuk e di si ike, Arbënor! Askush! As Zoti vet se di; Se po ta dinte, nuk do të merrte, Arbënor!

Zoti se di, o trim, o patriot! Por, sipas asaj që pamë e lexuam, kuptojmë se për tragjedinë "më mirë di" gazetaria, se policia!?
Lexuam lajmin tragjik me titull «Vetvrasje»! Shkrimet gazetareske rreth kësaj tragjedie bënë që Arbënori të «vritet» për së dyti herë. Pyes përsëri; A ka etikë në gazetarinë tonë? A ka vlera, njeriu e vdekja? E si të ketë nderë e vlerë vdekja kur në shoqërinë tonë nuk nderohet Jeta? Përsëri, konsekuent deri në fund: A ka redaktorë ky vend, hej? A ka humanistë kjo tokë?
Etikë e humanizëm nuk do të thotë që të paragjykohen tragjeditë dhe fatkeqësitë. Si dhe në cka u bazua gazetaria jonë se i ndjeri Arbënor bëri «Vetvrasje»? E panë gazetarët se si ndodhi tragjedia? Nëse po, kush e pa? A ka emër e mbiemër ky gazetar, hej? Po obduksionin, e lexoj kush? Raportin policor e pa kush nga këta gazetarë?

Mediat tona janë në mungesë të (pa)kryeredaktorëve?

Gazetaria jonë e keqe, dhe egoiste, nuk tregoj fije respekti për viktimën, për familjen e as për njerun në përgjithësi.
Gazetat e internetit dhe ato të shkruara nuk “u lodhën” fare për të ngushëlluar dhe për të nderuar familjen e Arbënorit të madh. Nuk u tregua kujdes edhe në paraqitjen dhe publikimin e videsekuences ku në të, i shtrirë, e i pajetë, shihej viktima. Si është e mundur që gazetaria të jetë më e etshme për «karrierë» e pas lajmit të shpejtë, sesa për informim dhe edukim.
U mendua se cfarë don të thot fjalia «Arbënori bëri Vetvrasje», apo «Vetëvritet Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Arbnor Dehari»? Menduan gazetarët se cfarë pasojash ka fjalia e tillë? A e dinë këta njerëz se cfarë pasojash etike e morale ka fotografia apo videoja e tillë?

Shpesh shumë gazetarë e gazetare kan ambicije personale që artikulli i tijë apo i saj të publikohet në faqe të parë të gazetës, internetit, apo në fillimin e lajmeve dhe emisioneve radiotelevizive. Po ashtu edhe gara mediatike për të qenë i pari me artikuj po kalon kufirin e etikës gazetareske.
Në këtë rast u vërejt një mungesë e thellë e empatisë. Është e dhimbshme dhe njëkohësisht tragjike se si një grup i madh i gazetarëve treguan paaftësi për të futur vehten e tyre në jetën dhe ndjenjat e të tjerëve. Kjo mungesë e empatisë ka themelin dhe fillimin në vrapin pas parasë, etjen për vëmendshmëri, status, garim për të përfituar më shumë lexues dhe, kështu, natyrisht, sigurimin e parave nga fitimi i reklamave. Cmenduri por edhe poshtërsi!
Detyrë e parë e gazetarit dhe gazetares është që të tregohet rrespekt për njeriun, e vecanërisht për viktimën.
Secili nga ne ka dinjitetin, unin dhe personalietin.


Krejt në fund kam një pyetje; a vetëvrahen trimat e sojit të Arbnor Deharit, bre?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama