Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat krijuese të identitetit të imponuar


Politikat e UNMIK-ut, (sot EULEX) së bashku me politikat vendore, janë duke zhvlerësuar dhe mënjanuar elementet dhe simbolet kombëtare të shqiptarëve. Si shembull mund të ceket murali i punuar enkas për mjedisin e Parlamentit të Kosovës. Dihet se pas vendosjes së saj në mure, vetëm pas pak ditësh u urdhërua nga lart që të hiqet nga muri për shkak të përmbajtjes me karakter kombëtar shqiptar. Edhe ashtu u bë. Me shpejtësi murali u mbulua me pëlhurë të zezë.

Rasti tjetër është ai i përdorimit të simboleve të TMK-së. Dihet se si u shprehën politikat në fuqi për simbolin e ardhshëm të TMK-së. Asaj nuk do t'i lejohet të ketë asnjë shenjë kombëtare shqiptare. Por zezdita me e madhe u tregua me "flamurirn e Kosovës"; Këtu cdo koment eshte i tepërt...

Pse këto shembuj e përse ky shkrim?

Nuk duhet nënçmuar rolin e madh dhe të rëndësishëm të mediave edhe në ndërtimin dhe kultivimin bashkëkohor të kombit. Pashmangshmërisht mediat janë ndërmjetësuese jetike të identitetit kombëtar dhe kulturor. Andaj edhe jo rastësisht, sot kemi një tendencë mediatike, ku fusha e kulturës është duke zënë vendin e një komunikimi strategjik, të ashtuquajtur "public diplomacy". Pra, është kjo një mundësi e mirë, që përmes mediave qeveritë të mirëkomunikojnë me publikun e jashtëm, me qëllim që t'i përkrahin, t'i mbrojnë dhe t'i motivojnë politikat kombëtare.

E, kjo do të thotë se politika e kulturës dhe e mediave nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por gjithashtu kjo ka të bëjë edhe me ndërmjetësimin e mendimit publik, hulumtimit dhe të debatit shoqëror të një kombi dhe vendi.
Si rrjedhojë e kësaj, shumë shtete përditë e më shumë po zbulojnë së çfarë domethënie ka pjesëmarrja dhe komunikimi ndërkombëtar për zhvillimin e kombit dhe shoqërisë. Në këtë rast do të merrja si shembull peshën e raportit në mes këmbimit kulturor dhe rolin e qeverisë në fushën e kulturës. Pra, vlerësimi dhe analiza se cila "fotografi dhe cili rrëfim" është duke u transportuar dhe në çfarë mënyre "gatuhet" fotografia vendore për opinionin jashtë vendit.

Jemi dëshmitarë të kohës se shumica e kombeve, në praktikë, përdor më tepër energji dhe resurse për të prezantuar veten dhe kulturën e tyre jashtë vendit sesa që krijojnë kushte aktive që të ndërmjetësojnë kulturën e huaj në shtëpi të tyre. E, kjo është arsyeja se pse disa shtete kanë krijuar organe të veçanta dhe të specializuara, të cilat kohë pas kohe apo rregullisht punojnë për të lëvruar prezantimin e kulturës së huaj për publikun shtëpiak.[1]
Këto organe të veçanta drejtohen më shumë në kombet dhe në vendet e vogla, të cilat nuk disponojnë institucione kulturore jashtë vendit apo në vendet të cilat, për shkak të rrethanave të ndryshme, kanë "pranuar apo thithur" më shumë impulse kulturore nga jashtë sesa që këto kanë pasur mundësi dhe rast të dërgojnë impulset e tyre kulturore jashtë vendit.
Megjithatë, edhe me krijimin e këtyre organeve, fuqia ndikuese e kulturës vendore jashtë vendit është e paligështuar. Kemi, për shembull, "Britisch Council" në Britani të Madhe, "Goetheinstitut" dhe "Institut für Auslandsbeziehungen" dhe shumë institucione të tjera ndërmjetësuese. Përveç të tjerave në SHBA, në Norvegji dhe në Francë janë ministritë e punëve të jashtme, të cilat kanë një funksion operativ në shpërndarjen e kulturës vetanake kombëtare jashtë vendit. Edhe Britania e Madhe përdor veprimtarinë e kulturës së jashtme si një shtyllë strategjike për të "freskuar fotografinë" e saj jashtë vendit. Ndërsa Gjermania, siç u cek edhe më sipër, shfrytëzon kulturën e saj në veprimtaritë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Pra, siç po shihet, politikat kulturore dhe qëllimet e politikës së jashtme nuk qëndrojnë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto vetëm sa e përplotësojnë, e përmbushin dhe e përkryejnë njëra-tjetrën.

Arti, kultura, simbolet, arkivi kombëtar, muzeu, arkeologjia dha tradita konsiderohen si interesa qendrore, legjitime kombëtare e pse jo edhe regjionale, të cilat mund të avancohen përmes politikave të jashtme të kulturës, të ndihmuara me të madhe nga mediat e mira dhe profesionale. Edhe këtu përsëri shtrohet pyetja se në çfarë mënyre mediat dhe politikat kulturore kanë arritur që të amortizojnë "imperializmin kulturor" në Kosovë? Përsëri shtrohet pyetja e madhe se cfarë strategjie ka ndërtuar qeveria e Kosovës për transportimin e kulturës, artit dhe letërsisë sonë jashtë Kosovës?

Charland pohon se identiteti është prodhim i retorikës dhe se retorika krijon subjektin politik. Andaj edhe qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes në emërimin e perfaqësuesëve diplomatik. Kjo qeveri patjetër duhet të emëroj intelektual të cilët njohin kodin, shenjat dhe mentalitetin e vendit përkatës, pra studiues të zellshëm të shkencave, e jo aktivist të lodhur partiak.
Krijimi i pasqyrës së një kombi në botën moderne është i ndihmuar shumë edhe nga strategjia e politikave kulturore. Kjo kulturë është e mbushur përplot me gojëdhëna, thashetheme mitologjike, libra, gazeta, televizion, radio, internet, prezantime të fotografive, shkolla, festa fetare dhe kombëtare, e që të gjitha këto, pa dyshim, nuk janë të rastësishme. Këto formësojnë, krijojnë dhe riprodhojnë historinë kombëtare e shtetërore. Në këtë mënyrë disa ndodhi të veçanta shndërrohen në pika vendimtare historike dhe disa nga këto marrin edhe statusin e miteve.
A nuk e kemi sot, pothuaja kudo ne Evropën perëndimore e lindore mitin për Betejën e Kosovës dhe mitin mbi "Kosovën si tokën e shenjtë serbe"?

A nuk ka kjo strategji kulturore edhe qëllime politike?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama