Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Jozefina Topalli është anti-elektorale

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 13 vite më parë

Henri Çili
Jozefina Topalli është anti-elektorale

Këto ditë mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ka shpërthyer një debat që po vazhdon me një tektonikë përhapëse të përgjithshme; nëpër media, debate, e deri poshtë në kafene. Është e qartë se Jozefina Topalli ka marrë përsipër luftën e mazhorancës ndaj Bamir Topit në dritën e zhvillimeve të reja, kur Presidenti i Republikës, praktikisht, është rreshtuar hapur kundër shumicës në pushtet dhe ka shpallur ambicien e tij për një parti të re politike brenda së djathtës. Mazhoranca ka një luftë politike për të bërë kundër Bamir Topit në sfondin e luftës politike për zgjedhjet e ardhshme, por një gjë është e sigurt: kjo mënyrë lufte e tipit Topalli nuk është një strategji fituese. Për disa arsye:

Arsyeja e parë është se Jozefina Topalli stonon në luftën politike ndaj Bamir Topit për shkak se, sikurse pëshpëritet, ajo është kandidatja e shumicës për President të Republikës, në kushtet kur koniunktura politike e verës tjetër do ta lejojë shumicën të zgjedhë vetë presidentin e republikës. Duket sikur Topalli, për ta “merituar” atë post, po merr përsipër të udhëheqë fushatën kundër Bamir Topit dhe si shpërblim i luftës në emër të shumicës, në emër të armikut të ri ajo të marrë karrigen e Presidentit.

Arsyeja e dytë, sikur të mos qe e sikletshme vetëm e para, është te mënyra se si Topalli e zhvillon dhe udhëheq këtë luftë; stili apo metodat e saj nuk janë elektorale. Kjo luftë i tejkalon mundësitë e saj politike, e tejkalon profilin e saj dhe si e tillë ka shumë më tepër të ngjarë që, në vend të sjellë produkt për shumicën, të shndërrohet në kosto për shumicën.

Zonja Topalli, edhe kaq, mjaft e respektuar në jetën politike, e shpërblyer në skenën tonë politike mjaftueshëm, për profilin e saj, gjendet brenda një konteksti dhe kufizimesh të cilat nuk i kapërcen dot. Ajo është një politikanë kontekstuale: i brendashkruhet një politike lokale që lidhet me Shkodrën, Veriun, ish- të përndjekurit, katolikët apo si një politikane me prejardhje nga një familje e madhe shkodrane me traditë. Brenda këtij konteksti ajo qëndron normalisht. Në momentin kur ajo do të dalë në format qendror, për një rol qendror apo universal në politikën shqiptare, këtu ajo stonon, këtu ajo nuk jep dot rezultat sepse realisht nuk mundet. Dhe kjo nuk është as turp e as nder. Thjesht, ky është profili i saj, kjo është mënyra si ajo erdhi në politikë, ajo çka ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

Arsyeja e tretë është se brenda këtij përfaqësimi të kufizuar dhe lokal, që lidhet me Shkodrën, Veriun, limitet e saj politike janë shfaqur tashmë. Imagjino pastaj që betejat qendrore të Jozefina Topallit të kenë shansin e suksesit. Rezultatet elektorale të saj në qarkun e Shkodrës në dy zgjedhjet e fundit lënë për të dëshiruar. Në vitin 2009, në qarkun e Shkodrës pati së paku një deputet më pak se ç’priste. Nga ana tjetër, siç dëshmuan zgjedhjet e fundit lokale në këtë zonë, PD po lëshon gjithnjë e më shumë terren ndaj së majtës apo kundërshtarëve djathtas të kësaj force. Vështruar në këtë optikë mund të thuhet se Jozefina Topalli është politikane vërtet përfaqësuese, por aspak elektorale. Ajo i konsumon kapital politik shumicës, nuk i sjell dot kapital politik shtesë asaj.

Për të gjitha këto arsye, kjo mënyrë sesi mazhoranca mendon të përballojë “problemin Topi” është aspak efikase. Ajo është e destinuar të dështojë për shkak se si përmbajtje dhe autorësi, ajo nuk adreson problemin e vërtetë që paraqet çështja e Presidentit: duhet thënë se është një nga shpërdorimet më të mëdha të interesit publik që ndonjë zyrtar i lartë i ka bërë postit. Aq më tepër, është një nga investimet më të mëdha e me më shumë kosto që Sali Berisha dhe shumica kanë bërë, e që u është kthyer në të kundërt.

Nuk është problem se Bamir Topi kritikon ata zyrtarë që nuk flasin mirë shqipen standarde, është problem sesi presidenti Topi ka kthyer gjithë sistemin e institucioneve dhe Presidencën e tij në shërbim të projektit të tij politik partizan, në vend që të siguronte paanshmërinë, neutralitetin e pjesës natyrore të shtetit shqiptar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama