Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Çfarë mund të “shkëmbejë” qeveria dhe opozita këtë vjeshtë

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 13 vite më parë

Henri Çili
Çfarë mund të “shkëmbejë” qeveria dhe opozita këtë vjeshtë

Vjeshta politike sapo ka filluar dhe ajo nuk mund të paragjykohet në kontekstin e ri politik ku asgjë nuk është më si një vit me parë, as si gjashtë muaj më parë madje. Kjo kryesisht për shkak të “kursit të ri të opozitës”. Por kjo nuk do të thotë se presioni publik mbi qeverinë dhe opozitën duhet të reshtë për të arritur pikërisht atë që është tepër e domosdoshme: marrja e statusit kandidat për Shqipërinë në BE me patjetër këtë nëntor. Vizita e fundit e dy ministrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, dy prej vendeve që në një farë mënyrë ia kanë njohur vetes një lloj kujdestarie për integrimin e Shqipërisë, duket se ka kaluar pa debatin dhe rëndësinë e duhur, ndaj tema e presionit publik ndaj palëve politike për çështjen e statusi ka nevojë të jetë emergjente.

Askush nuk ka më të drejtë t’ia pengojë statusin e vendit kandidat Shqipërisë, status jetik për dekadën që nis këtë vit, status jetik për stabilizimin përfundimtar politik të Shqipërisë, status i cili ka rëndësi jetike për zhvillimin e Shqipëri. E mbi të gjitha, në kontekstin aktual të një krize ekonomike, marrja e statusit të vendit kandidat mund të ishte një instrument i shkëlqyer për të amortizuar disa nga efektet aktuale apo të pritshme të krizës. Nën çatinë e Europës së Bashkuar, plotësisht apo përgjysmë, e kemi më të lehtë të ndajmë barrën e krizës. Çfarë do të ishte realiste të shkëmbenin palët politike në Shqipëri sot për të dalë të gjithë të fituar dhe mbi të gjitha për dalë e fituar Shqipëria dhe Procesi i Integrimit?

Opozita e Edi Ramës ka domosdoshmërinë për të dhënë prova për “kursin e ri politik”, për ta bërë këtë proces politik të besueshëm, si diçka jetike, që ajo të ketë shanse reale për vitin 2013 dhe për këtë votimi i paketës së ligjeve për integrimin ose pjesa e që i takon opozitës te 12 kushtet që tashmë ka vënë BE-ja për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Përkundër votimit të kësaj pakete dhe mbështetjes për këtë proces, opozita meriton dhe është në të drejtën e saj të kërkojë të gjitha ato elemente të reformës zgjedhore dhe të infrastrukturës zgjedhore që asaj i duket e arsyeshme, për të lënë një herë e mirë mënjanë çdo debat lidhur me standardet e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo jo vetëm i takon opozitës, për shkak se është palë dhe si palë ka të drejtë të gjejë të përmbushura pretendimet e saj, madje të kërkojë edhe garanci shtesë, edhe pse ato për shumëkënd mund të duken të paarsyeshme. Duke marrë sot garancitë e zgjedhjeve, afro dy vjet para zgjedhjeve të 2013-s, opozita do të ishte vërtet më e ngeshme për t’u marrë me politikë të vërtetë, me përmbajtje, me program e me ide, në vend të një stërmundimi të mërzitshëm për standardet e zgjedhjeve, që i rraskapit opozitat në këtë vend duke i çuar në zgjedhje me dy punë njëherësh, lufta për të fituar zgjedhjet dhe lufta për të mbrojtur votën.

Qeveria ka më në fund rastin t’i shtrohet qeverisjes, të qetësohet dhe t’i japë kompromisin zgjedhor opozitës në shkëmbim të mbështetjes për integrimin dhe për statusin e kandidatit për në BE. Aq më mirë, që më shumë se një herë kryeministri Sali Berisha ka dhënë në mënyrë literale “le të vijë opozita dhe shkruajë reformën zgjedhore, se unë do ta votoj siç e sjell opozita”. Qeveria ka interes të zbusë efektet e krizës ekonomike që është shumëfishuar në kontekstin e krizës politike dhe të qeverisë normalisht për të qenë konkurruese e me bilanc në vitin 2013. Ndaj ky “shkëmbim”, jo vetëm që është në interes të vendit, por edhe në interes të palëve.

Çdo formë tjetër për të kushtëzuar debatin e dialogun, për ta lidhur këtë çështje me çështjen e Presidentit apo ndryshimeve kushtetuese, jo vetëm që nuk është kurs politik i ri, por është vetëvrasje politike e dyfishtë për secilën palë. Sepse për vendin kjo me kohë ka qenë me shumë kosto.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama