Kundër anti - politikës

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 13 vite më parë

Henri Çili
Kundër anti - politikës

Në radhë të parë reforma në drejtësi është para së gjithash një koncept politik. Ajo bëhet nga një frymëzim politik i caktuar, bëhet në funksion të disa ideve politike të caktuara, bëhet sipas modeleve të frymëzuara krejtësisht në radhë të parë nga politika. Audienca e asaj, salle prokurorët dhe gjykatësit janë në radhë të parë dhe kryesisht vetëm për të zbatuar atë zgjedhje politike që legjislatori apo sovrani kanë bërë për reformën në drejtësi. Në ndonjë rast duhet të japin mendime apo opinione.

Situata kur flasin juristët, gjykatësit dhe prokurorët dhe ku heshtin politikanët në raport me reformën në drejtësi, nuk është parë dhe nuk është dëgjuar në një shoqëria demokratike. Ja pra ku jemi në një pikë, që është shndërruar në një pikë të rrezikshme për të ardhmen e demokracisë shqiptare: politika po denatyrohet nga qëllimi i saj bazë, që është përfaqësimi i popullit dhe menaxhimi i shoqërisë. Alergjia ndaj politikës është kthyer në një sport i lehtë për të luajtur nga të gjithë, nga analistët, nga akademikët, nga shoqëria civile etj. Tani në këtë sport po merr pjesë dhe vetë politika. Politika anti-politike!

Është e qartë që çdo president është në një përpjekje të përhershme për të gjetur atë pikën e neutralitetit ndaj aktorëve politikë në vend, për të përforcuar statusin e tij si "mbi palët", si "ekulibrues i pushteteve" dhe mbi të gjitha si njeri i panshëm në lojën politike që bëjnë partitë politike. Por kjo nuk arrihet duke diskredituar statusin e politikës në në një shoqëri demokratike.

Presidenti i Republikës në Shqipëri, ta paktën duke filluar nga presidenti Meidani, është i prekur nga sëmundja e të bërit jehonë asaj kritike popullore kundër "politikës". Duke qenë në dificit për të plotësuar profilin e tyre të vërtetë si institucion i presidentit, i kanë rënë më shkurt, kanë goditur politikën.

Në të njejtën krizë gjendet dhe presidenti Bamir Topi. Duke vështruar mënyrën delikate me anë të së cilës ai erdhi në atë post, dhe humbjen e provave për paanësinë tij politike me ngjarjet e fundit, presidenti po përpiqet të gjejë terma për të legjitimuar statusin e tij. Në sfidën e tij kryesore, që është reforma në drejtësi, mungësën e kushteve për kompromis politik, në prishjen e të cilave ai kontribuoi vetë me cështjen e prokurorit, presidenti nuk mund ta kompensojë më "anti - politikën". Ende nuk nuk është koha e ekspertëve në drejtësi, Duhen ripërgatitur kushtet për kompromis politik.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama