Ky është avioni luksoz i Donald Trump, biznesmenit që shpreson të bëhet president i SHBA. Pikërisht me këtë avion ai do bëjë edhe fushatën elektorale. Sipas Mirror, Trump e ka blerë këtë Boeing 757-200 në vitin 2011. Ai ka shpenzuar miliona edhe për dekorin e brendshëm.
Avioni mban deri në 43 pasagjerë. Motorët e Trump Force One janë të kompanisë Rolls Royce. Rripat e sigurimit janë me ar.