Tirana Kulturore 7 - 14 Prill 2012

Tirana Kulturore 7 - 14 Prill 2012

  • Koncerti 'Pena e Muziktareve Rilindas'

    Diten e marte, me 10 prill, ora 19:00, ne sallen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, do te zhvillohet nje koncert i titulluar "Pena e Muziktareve Rilindas" me muzike nga arkivi. Repertori i koncertit permban vepra te autoreve Palok Kurti (1860-1920), Fan Noli (1882-1965), Lec Kurti (1884-1948), Martin Gjoka (1890-1940), Thoma Nasi (1892-1964), Murat Shehu (1897-1978), Mikel Koliqi (1902-1997

  • Koncert recital i kantautorit Esat Ruka

    Diten e premte, date 13 prill, ora 19:00, ne sallen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, ne kuader te vitit te 100-vjetorit te Pavaresise, kantautori Esat Ruka do te jape nje koncert recital.

  • Perkujtohet aktori Agim Shuke

    Diten e merkure, me 11 prill, ora 12:00, ne Kinemane e Arkivit Qendror Shqiptar te Filmit (AQSHF), do te zhvillohet nje homazh me rastin e 70-vjetorit te lindjes se 'Artistit te Merituar' Agim Shuke. Me kete rast do te shfaqen montazhe me rolet e tij me te mira ne kinematografi si dhe do te zhvillohen biseda e kujtime mes miqsh dhe kolegesh.

  • Tirana se shpejti me nje galeri te re arti

    Bashkia e Tiranes do te ngreje ne qytet nje galeri te re arti me emrin 'Tirana Art Gallery'. Kjo galeri do te jete vetem ne funksion te jetes artistike te kryeqytetit. Galeria e re eshte menduar si nje hapesire e re e artit bashkekohor, e cila do te fokusohet kryesisht ne zhvillimet e reja ne pikture, skulpture, fotografi, arkitekture dhe mediat e reja.

  • Konference Nderkombetare mbi arkitekturen dhe urbanistiken

    Nga data 19-21 prill, ne mjediset e Tirana International Hotel dhe te Universitetit Epoka ne Rinas, prane Aeroportit Nene Tereza, do te mbahet nje konference nderkombetare mbi arkitekturen dhe urbanistiken, organizuar nga Universiteti Epoka.

  • Ekspozita Enclosed love

    8 vite më parë
    Ekspozita 'Enclosed love'

    Ne ambientet e galerise 'Kledio' eshte hapur nje ekspozite e piktorit dhe arkitektit Arben Golemi. Arkitekt me profesion, Golemi nuk u ndahet dot volumeve arkitekturore, ndertesave dhe qyteteve qe kane lene mbrese tek ai.

  • Ekspozita 'Ngjyra stinёsh nё Gjirokastёr'

    Deri me daten 10 prill, nё Muzeun Historik Kombetar, do te qendroje e hapur nje ekspozite vetjake e piktorit gjirokastrit Pёllumb Puci. Piktori aktualisht me vendbanim ne Athine e ka titulluar ekspoziten e tij 'Ngjyra stinesh nё Gjirokaster'.

  • 'Terori Komunist' ne Muzeun Kombetar

    Ne Muzeun Historik Kombetar eshte hapur pavijoni 'Terrori Komunist ne Shqiperi'. Ne kete pavijon perfshihen ngjarje te ndodhura ne Shqiperi nga fillimi i vitit 1945 deri ne renien e regjimit komunist.

  • 'Shkopi Magjik' ne Teatrin e Metropolit

    Çdo te shtune, ora 10:30, ne sallen 'Cehov' te Qendres Kulturore Tirana do te shfaqet teatri per femije 'Shkopi magjik' me autore Edlira Gogu. Vepra percjell nje mesazh shume te vlefshem per femijet.

  • Filmi shqiptar 'Pharmakon' ne Millenium

    Ne daten 12 prill, ne kinema Millenium ne Tirane, do te shfaqet premiera e filmit shqiptar 'Pharmakon'. Ky film me regji dhe skenar te Joni Shanajt eshte filmi i metrazhit te plote me stafin me te ri ne keto 22 vjet.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama