Perkujtohet aktori Agim Shuke

Perkujtohet aktori Agim Shuke
Ditën e mërkurë, më 11 prill, ora 12:00, në Kinemanë e Arkivit Qendror Shqiptar të Filmit (AQSHF), do të zhvillohet një homazh me rastin e 70-vjetorit të lindjes së "Artistit të Merituar" Agim Shuke. Me këtë rast do të shfaqen montazhe me rolet e tij më të mira në kinematografi si dhe do të zhvillohen biseda e kujtime mes miqsh dhe kolegesh.

Shuke ka qenë një artisti i shquar i skenës dhe ekranit duke interpretuar 20 role. Roli i tij i parë ka qenë ai i Dinit në filmin "Oshëtim në bregdet" në vitin 1966.  Më tej ka luajtur role të tjerë si rolin e Bashkimit në filmin "Plagë të vjetra" në vitin 1969, rolin e Sandrit në filmin "Në fillim të verës" në vitin 1975, rolin e komisarit shqiptar të bazës detare në filmin "Ballë për ballë", rolin e Musait në filmin "Militanti" në vitin 1984 etj.  Roli i tij më i fundit ka qenë ai i babait të Anilës në filmin "Një djalë edhe një vajzë" në vitin 1990

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama