Tirana Kulturore 23 - 30 Janar 2011

Tirana Kulturore 23 - 30 Janar 2011

  • Koncert recital i pianistes Almira Emiri

    Ne daten 28 janar, ora 19:00, pianistja Almira Emiri do te jap nje koncert recital ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane. Pianistja ne fjale ka studiuar per piano ne Shqiperi dhe jashte shtetit.

  • Mbremje poetike - muzikore ne TOB

    Ne daten 30 janar, ora 19:00, aktorja Ema Ndoja, mezzopranoja Vikena Kamenica dhe pianistja Merita Rexha, do te interpretojne ne Teatrin e Operes dhe Baletit poezite e W. Muellerit te titulluar 'Udhetim dimeror' te shqiperuar nga perkthyesi Ardian Klosi.

  • Teatri Kombetar shfaq 'Nje tablo absurde'

    Teatri Kombetar ne Tirane shfaq ne datat 22, 23 dhe 28, 29 dhe 30 janar, ora 19:00, dramen 'Nje Tablo absurde' te Ferdinand Hysit. Drama 'Nje tablo absurde' e kthen vemendjen nga jeta e artistit ne komunizem.

  • 'Romeo dhe Xhuljeta'  Pritet te shfaqet  ne shkurt

    Teatri i Metropolit do te shfaq se shpejti tragjedine 'Rome dhe Xhuljeta’ ne sallen e re me 350 vende qe mban emrin e Uiliam Shekspirit. Shfaqja inauguruese 'Romeo dhe Xhuljeta', e cila pritet te jepet nga fillimi i shkurtit, vihet ne skene Kiço Londo.

  • Haydn, Chopin dhe Debussy ne Akademine e Arteve

    Ne vazhdim te stines koncertore te studenteve te Akademise se Arteve pianistja e re Silvana Skenderi do te jap nje koncert recital ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise, diten e merkure, date 26 janar, ora 19:00.

  • 'Black Box' i piktorit Leka ne 'Zeta'

    'Black Box', kutia e zeze e qenies, titullohet ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka hapur ne galerine “Zeta” ne kryeqytet. Ne kete ekspozite Leka i rikthehet diskutimit mbi qenien. Se çfare kupton me qenie piktori e shpjegon ne nje tekst te shkurter kuratorial, qe shoqeron ekspoziten, ku thuhet se qenia nuk eshte gatuar vetem nga balta, por edhe nga zjarri.

  • Spanja sipas Velos në 'DidArt'

    Arkitekti dhe piktori Maks Velo ka hapur ne galerine 'DidArt' ne Tirane nje ekspozite me pershtypjet e tij rreth Spanjes te hedhura ne piktura dhe skica, e cila do te qendroje e hapur deri ne 30 janar. 'Andaluziania', 'Peizazh', 'Lufta me dema' jane vetem disa nga pese ciklet e punimeve qe Velo ka ekspozuar ne kete galeri.

  • Piktori Voci se shpejti ne Muzeun Kombetar

    Ne daten 2 shkurt, ora 19:00, ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, piktori Leonard Voci organizon ceremonine e hapjes se nje ekspozite vetjake te arteve moderne.

  • Kinema Imperial

    14 vite më parë
    Kinema Imperial

    Ne kete kinema shfaqet filmi shqiptar 'Maya' me regjisor Pluton Vasi dhe skenar te Luljeta Leshatakut si dhe filmi amerikan “Charly St. Cloud”. Filmi ‘Maya” tregon nje copez historie nga Shqiperia e sotme, por edhe nga Shqiperia e se djeshme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama