Kinema Imperial

Kinema Imperial
Në këtë kinema shfaqet filmi N shqiptar “Maya” me regjisor Pluton Vasi dhe skenar të Luljeta Leshatakut si dhe filmi amerikan “Charly St. Cloud”. Filmi ‘Maya” tregon një copëz historie nga Shqipëria e sotme, por edhe nga Shqipëria e së djeshme. Ngjarjet zhvillohen në një qytet të vogël dhe regjisori Vasi ka preferuar Petrelën, fshatin turistik pak kilometra larg Tiranës. Një “qytet” i qetë, ku ujërat trazohen pikërisht në momentin e ardhjes së të "huajit", Samiut, një i ri nga Evropa me origjinë shqiptare, që sjell në Shqipëri, sipas amanetit, eshtrat e të atit, i larguar pas luftës së dytë botërore.

Samiu vendos të qëndrojë dhe vetë këtu, por kjo nuk është e lehtë. Krahas aktorëve me përvojë si Gent Kame, Arben Derhemi, Alert Çeloaliaj, Xhevair Zeneli, Mariana Kondi etj., regjisori ka përfshirë në filmin e tij dhe aktorë të rinj, siç është Rovena Lule, që mban peshën kryesore në film, në rolin e Majës, që dashurohet me shqiptarin e sapoardhur nga perëndimi.

Ndërsa në filmin tjetër Charlie St. Cloud është një djalë i ri i mposhtura aq shumë nga dhimbja për vëllanë e vdekur sa vendos të bëhet rojtar i varrezave ku është varrosur i ai. Në kete film të regjisorit Burr Steers luajnë aktorët Starring Zac Efron, Charlie Tahan dhe Amanda Crew.

Për rezervime telefononi në Tel.: 042 266 396.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama