Tirana Kulturore 16 - 23 Janar 2011

Tirana Kulturore 16 - 23 Janar 2011

  • Koncert i Orkestres Simfonike te RTSH ne TOB

    Ne daten 21 janar, ora 19:00, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do te jap nje koncert ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane. Ne kete koncert marrin pjese soliste prestigjioze te skenes muzikore italiane dhe shqiptare. Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar drejtohet nga mjeshtri Eddi De Nadai. Shoqerojne Suela Picirin ne violine, Rocco Filippini ne violonçel, Bruno Ca

  • Mbremje gala ne TOB

    9 vite më parë
    Mbremje gala ne TOB

    Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit nis sezonin artistik te vitit 2011 ne daten 20 janar me nje mbremje gala, e cila do te jete nje nderthurje e bukur me pjese operistike, balet dhe ritme muzikore. Soliste, trupa e baletit dhe orkestra e operes do te interpretojne per artdashesit e kryeqytetit.

  • TK shfaq Nje tablo absurde

    9 vite më parë
    TK shfaq 'Nje tablo absurde'

    Teatri Kombetar ne Tirane shfaq ne datat 15, 16, 21, 22 dhe 23 janar, ora 19:00, dramen “Nje Tablo absurde” te Ferdinand Hysit. Drama "Nje tablo absurde" e kthen vemendjen nga jeta e artistit ne komunizem.

  • Sezoni artistik Janar - Korrik i TK

    Teatri Kombetar ka shpallur titujt e premierave qe do te vihen ne skene nga ky institucion gjate sezonit artistik janar - korrik 2011. Ne daten 24 shkurt Teatri Kombetar ka planifikuar te shfaqe premieren e drames “Amadeus” te dramaturgut anglez Peter Shaffer.

  • 'Romeo dhe Zhuljeta' ne sallen 'Shekspir'

    Teatri i Metropolit do te shfaq se shpejti tragjedine 'Rome dhe Zhuljeta’ ne sallen e re me 350 vende qe mban emrin e Uiliam Shekspirit. Shfaqja inauguruese 'Romeo dhe Zhuljeta', e cila pritet te jepet nga fundi i janarit, vihet ne skene nga Kiço Londo.

  • Studentet e muzikes interpretojne ne Akademine e Arteve

    Studentet e muzikes interpretojne ne Akademine e Arteve Ne vazhdim te stines koncertore te studenteve te Akademise se Arteve studentet e Fakultetit te Muzikes se kesaj Akademie do te japin nje koncert te shtunen, date 15 janar, ora 19.00, ne sallen e madhe te koncerteve te shkolles se tyre.

  • Janari i Anagnostit ne Arkivin e Filmit

    Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ia ka kushtuar tre javet e fundit te janarit projeksionit te krijimtarise se regjisorit Dhimiter Anagnostit. Me 19 janar, ora 12.00, ne kinemane e Arkivi Qendror Shteteror te Filmit shfaqet dokumentari 'Perjetesi', 1974, 7', te cilin autori e ka cilesuar si dokumentar poetik ose poeme filmike.

  • Koncert recital nga Nevila Dergjini

    Violinistja Nevila Dergjini do te jape te dielen, date 16 janar, ora 19.00, ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve nje koncert recital e shoqeruar ne piano nga Fatma Spahiu.

  • Recital i studentes Erga Halilaj

    Studentja pianiste Erga Halilaj do te jape te henen, date 24 janar, ora 19.00, ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve nje koncert recital me muzike nga veprat e Kaçinari, Liszt, Schubert, Ginastera, Beethoven dhe Bach.

  • Koncert i klases se pianos te Prof. Anita Tartari

    Te marten, date 25 janar, ora 19.00, klasa e pianos e prof. Anita Tartari do te jap nje koncert me muzike nga veprat e kompozitoreve shqiptare dhe te huaj si Ibrahimi, Schumann, Rahmaninovn, Beethoven, Lara, Debussy dhe Liszt , ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve ne Tirane.

  • Fotografja gjermane Benzenberg ne 'Zeta'

    Jutta Benzenberg, fotografja gjermane që prej shumë vitesh jeton në Shqipëri, ka hapur një ekspozitë vetjake në galerinë 'Zeta'” në kryeqytet. Së bashku me ekspozitën e titulluar 'Me të shkuarën, përpara' fotografja gjermane ka prezantuar edhe librin me të njëjtin titull, një libër i ilustruar me fotografi të marra në vende të ndryshme të Shqipërisë.

  • Futboll Superliga

    9 vite më parë
    Futboll: Superliga

    Te shtunen, me 22 janar, ora 13:00, luhet java e 17-te e superliges shqiptare ne futboll, kampionati i 72-kombetar, sezoni 2010-2011. Ekipi kryeqytetas “Tirana”, qe me 26 pike ze vendin e katert ne tabelen.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama