Koncert recital nga Nevila Dergjini

Koncert recital nga Nevila Dergjini
Violinistja Nevila Dergjini do të japë të dielën, datë 16 janar, ora 19.00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve një koncert recital e shoqëruar në piano nga Fatma Spahiu. Në program janë vepra nga Mozart, Schumann dhe Saint-Sawns. Nga Mozart do të interpretohet sonata nr.10 për violinë dhe piano, allegro moderato, andantino sostenuto e cantabile, rondo. Nga Shuman artistet kanë zgjedhur sonatën no 1 për violinë dhe piano, mit leidenschaftlichem Ausdruck, allegretto, lebhaft, kurse nga Saint-Sawns rondo-capriccioso.

 Hyrja është e lirë. Ky koncert jepet në kuadrin e “Stinës koncertore VI”- Dimër 2010 - 2011. Gjatë kësaj stine do të zhvillohen 19 koncerte me pjesëmarrës studentë dhe profesorë të Akademisë. Koncertet kanë filluar në datën 8 dhjetor dhe do vazhdojnë deri në datën 31 janar 2011. Ato janë kryesisht recitale, por edhe muzikë dhome, të tjera me karakter vokal dhe instrumental.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama