Tirana Kulturore 20 - 27 Dhjetor 2010

Tirana Kulturore 20 - 27 Dhjetor 2010

  • 'Vejusha gazmore zbret ne TOB'

    Teatri i Operes Baletit shfaq 23, 24, dhe dhjetor, 19:00, opereten me tri akte 'Vejusha gazmore' muzike Franz Lehar dhe libret te Victor Leon dhe Leu Stein. Regjisor eshte Christian Papke.

  • Vazhdojne aktivitetet e 'Qytetit të arteve'

    Kalendari i programit te 'Qytetit te arteve' te Akademise se Arteve ne Tirane permban nje sere aktivitetesh ne fusha te ndryshe te artit si; muzike, art skenik, nderdisiplinor dhe pamor. Keshtu nder aktivitetet qe do te zhvillohen jane; koncerte, balet, mbremje poetike, koncerte simfonike, muzike e dhomes, deri tek spektakle, tryeza te rrumbullaketa, promovim librash.

  • Nje tablo absurde ne TK

    9 vite më parë
    'Nje tablo absurde' ne TK

    Teatri Kombetar ne Tirane shfaq ne datat 18 dhe 19 dhjetor, ora 19:00, premieren e drames 'Nje Tablo absurde' te Ferdinand Hysit. Drama 'Nje tablo absurde' e kthen vemendjen nga jeta e artistit ne komunizem.

  • Andi dhe Norman

    9 vite më parë
    'Andi dhe Norman'

    Ne daten 20 dhjetor, ora 19:00, ne Sallen e Re te Teatrit Kombetar ne Tirane, po ne kuadrin e Javes Teatrore te te Rinjve, shfaqet komedia ' Andi dhe Norman' e Neil Simon, me regji te Andia Xhunges.

  • 'Pikellimi' ne Teatrin e te Rinjve

    Ne daten 21 dhjetor, ora 19:00, ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar ne Tirane, rishfaqet monodrama 'Pikellimi' e aktores Klodiana Kadillari, e cila ne kete rast eshte autorja dhe regjisorja e monodrames.

  • Huadhenesja zonjusha Zhuli

    9 vite më parë
    'Huadhenesja, zonjusha Zhuli'

    Ne daten 23 dhjetor, ora 19:00, ne Sallen e Re te Teatrit Kombetar ne Tirane do te shfaqet premiera e drames 'Huadhenesja, zonjusha Zhuli' te Johan August Strindberg, me regji te Luljeta Hoxhes.

  • Koncert i studenteve te Fakultetit te Muzikes

    Ne kuadrin e 'Stines koncertore VI' – Dimer 2010 – 2011, diten e enjte, date 23 dhjetor, ora 19.00, ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve ne Tirane, studentet e Fakultetit te Muzikes do te japin nje koncert me muzike nga kompozitore te huaj dhe shqiptare.

  • Ekspozite historike ne Muzeun e Oreve

    Ne Muzeun e Oreve prane kompleksit te sahatit ne qender te Tiranes eshte hapur nje ekspozite fotografike mbi traditat tiranase dhe figurat me perfaqesuese te tyre, historine dhe kulturen e qytetit. Ekspozita do te qendroje e hapur per tre muaj.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama