Vejusha gazmore zbret ne TOB

'Vejusha gazmore zbret ne TOB'
Teatri i Operës Baletit shfaq 23, 24, dhe dhjetor, 19:00, operetën me tri akte “Vejusha gazmore” muzikë Franz Lehar dhe libret të Victor Leon dhe Leu Stein. Regjisor është Christian Papke. Marrin pjesë Orkestra Simfonike dhe Kori i Operës nën drejtimin e Deniola Kuraja. Interpretojnë Dorina Selimaj, Ardita Meni, Erlind Zeraliu, Emiljana Palushja, Klodian Kacani, Julian Gjolldeshi etj. Në qendër të kësaj operete është një vejushë e pasur dhe përpjekjet patriotëve të saj për t’i gjetur burrin e duhur në mënyre që të mos humbiste pasuri. E gjithë historia bazohet në një komedi të vitit 1861 të titulluar “Atasheu i ambasadës”. Kjo operetë, që nga viti 1905, kur është luajtur për herë të parë në Vjenë, ka korrur një sukses te pandalshëm duke u vënë në skenë në mënyrë të vazhdueshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama