13 Gusht 2026

Vijojnë edhe gjatë ditës së sotme zjarret në qarkun e Dibrës, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara.

Rreth 100 forca janë angazhuar në terren dhe, falë ndërhyrjes së tyre, është bërë i mundur frenimi i përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve po vijon edhe ndërhyrja nga ajri. Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po hedhin ujë në vatrat e zjarrit, në mbështetje të forcave tokësore.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrave dhe mbrojtjen e banesave dhe zonave të banuara.

Top Channel