Edi Rama “në gjunjë” para Sorosit për të shuar protestat

13 Gusht 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qendër të një stuhie të fuqishme politike që po dridh themelet e pushtetit të tij. Prej më shumë se dy muajsh kryeministri Rama po përballet me ditët më të vështira të karrierës, ku zemërimi popullor (qytetarët) në rrugët dhe sheshet e Tiranës po kërkojnë me ngulm dorëheqjen e tij të menjëhershme. Në këtë atmosferë të tensionuar, një prapaskenë e nxehtë politike po trondit opinionin publik pas zbulimit të takimeve të fshehta në bregdetin e jugut.

Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama është kapur “mat” gjatë pushimeve të tij në një takim privat me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros. Presioni i madh politik dhe humbja e kontrollit mbi situatën në vend, veçanërisht protestat kundԯr tj dhe qeverisë që drejton, të cilat thuhet se janë sponsorizuar dhe drejtohen nga Soros, duket se e kanë çuar kreun e ekzekutivit shqiptar “në gjunjë” përpara Aleks Soros, përfaqësuesit të rrjetit ndërkombëtar Soros dhe djalit të miliarderit Xhorxh Soros.

Pamjet e publikuara fillimisht nga një gomone dhe më pas fotot e shkëputura nga një darkë private në Dhërmi, konfirmojnë praninë e tyre në një atmosferë plot enigma. Burimet tona konfirmojnë se kryefjala e këtij takimi urgjent ka qenë pikërisht vala e protestave që ka mbërthyer vendin prej më shumë se dy muajsh. Qytetarët po kërkojnë në mënyrë të padiskutueshme largimin e Ramës dhe rrëzimin e të gjithë kabinetit qeveritar.

Por përballë kësaj krize të thellë legjitimiteti, kryeministri Rama i është drejtuar partnerit të tij për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Objektivi kryesor i këtij takimi privat raportohet të jetë shuarja me çdo kusht e revoltës popullore për të shpëtuar pushtetin e tronditur. Situata politike ka arritur pikën më kritike, ku fati i drejtimit të vendit po diskutohet në tryeza private larg syrit të qytetarëve.

Edi Rama “në gjunjë” para Sorosit për të shuar protestat

Soros “lëviz fijet për sabotimin” e protestave

Ndërkohë mësohet se menjëherë pas këtij takimi, Alex Soros ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e tij për të kontrolluar zhvillimet në terren. Burimet bëjnë me dije se ai ka mbledhur përfaqësuesit e organizatave që financon për të përgatitur një plan të detajuar sabotimi të revoltës qytetare. Këta aktorë po përdoren si një “Kalë Troje” për t’u futur thellë brenda mureve të tronditura të politikës shqiptare.

Mes tyre raportohet se ka edhe figura që sot dalin me mikrofon në shesh, duke pretenduar me “zjarr e flakë” se janë kundër sistemit “klsës poltike). Strategjia e re synon gjetjen e zëvendësuesve të ardhshëm për të ruajtur vazhdimësinë e kontrollit politik. Kjo strategji synon injektimin e një gjaku të ri në dukje, por me të njëjtat varësi të vjetra. Mungesa e pankartave apo thirrjeve të drejtpërdrejta kundër ndikimit të Sorosit në sheshe shpjegohet me praninë e elementëve të kontrolluar brenda vetë lëvizjes.

Pra ushtarët e vjetër politikë tashmë janë konsumuar plotësisht përballë zemërimit popullor. Kështu që për këtë arsye, procesi i rekrutimit të figurave të reja ka hyrë në një fazë të re dhe më agresive. Megjithatë e gjithë kjo tregon se lëvizja anti-qeveritare po përballet me një tentativë të strukturuar për t’u zbehur nga brenda.

Thënë troç beteja për të ardhmen politike të vendit po zhvillohet tashmë si në sheshe, ashtu edhe në prapaskenat më të errëta të diplomacisë private, teksa në lojë është shpëtimi i Edi Ramës dhe anijes së tij që “po fut ujë” më ndihmën e “kamerdares” Aleks Soros. Sidoqoftë mbetet të shihet se si do të funksionojë plani “oktapod “ i Aleks Soros dhe rrjetit të tij për goditjen e lëvizjes popullore kundër qeverisë.

Nga Gazeta Sot