Zjarr e Dukat

15 Shtator 2022

VLORË– Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dukat i Ri në pjesën lindore, në afërsi të varrezave të fshatit. Mësohet se në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë mbërritur menjëherë  në vartën e zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani raportohet se janë djegur disa hektarë me shkurre dhe nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që dyshohet se flakët janë të qëllimshme.

(k.m/dosja.al)