Zhvendoset protesta, shoferët e makinave në Tiranë mbështesin qytetarët (foto)

– 13/12/20

Pasi kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, protestuesit lëvizin sërish.

Ata po shkojnë drejt Policisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Ardit Veliut. Qytetarët janë futur në mes të makinave në rrugë. Shoferët i duartrokasin dhe i përshëndesin me boritë e makinave. Një konsensus dhe mbeshtetje e pahasur më parë nëpër

protesta e marshime. Protestuesit kanë vijuar thirrjet për largimin e Ardi Veliut dhe jo dhunës policore.

Gazeta Mapo