Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: – Është e qartë cila është PD-ja, Basha nuk firmos dot kandidatura

Nga OraNews

20 Janar 2022

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se lidhur me zgjedhjet e 6 marsit është shumë e qartë se kush është Partia Demokratike.

Berisha tha se Basha nuk mund të firmosë dot kandidatura pasi nuk është kryetar dhe se Basha përfaqëson pengun e Ramës, jo PD-në.

Berisha: Është shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni. Celibashi nëse zbaton urdhrin e Ramës pranon Bashën si kryetar, kjo është punë tjetër. Por nëse e zbaton ligjin kurrën e kurrës.

Berisha: Basha është peng i dosjeve Toyota Yaris, Nik Muzin dhe aferave të tjera me Ramën

Berisha: Rama i pajisi me gaz e neuroparalizuese më 8 janar, Lulzim Brava mbrohej nga 30 banditë

Unë motivohem çdo ditë e më shumë nga zhvillimet që i takojnë fantazitë e Orwell, ku nuk gjenden personazhe ku 1950 karrige mbajnë 5004 persona. Njerëzit prandaj motivohen sepse e shohin se iku pluralizmi. Basha është një “shpifë” si ata që vihen në arë për të larguar zogjtë. Unë nuk kam asnjë dorë lidhur me protestat kundër Bashës, pro ai i mbyti me gaz ata që i kanë votuar. I ka lënduar në çdo aspekt ata protestues që po vinin në shtëpinë e tyre.

Nga OraNews