Mbi 100 Milionë lekë humbje në vit. – Me çfarë parash po e ndërton Bollino, godinën e re?

19 Janar, 2022

Pra, vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos  4.432.771 lekë.

Pra, vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekë.

Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e inceneratorëve, po ndërton një godinë të re për mediat, që ai ka në pronësi.

Godina po ndërtohet, në një vend që Bollino e ka denoncuar disa herë.

Bëhet fjalë për ish kompleksin Partizani.

CNA.al  do të sjellë më poshtë foto nga godina e cila po ndërtohet, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë parash po e ndërton Bollino.

Me çfarë parash po e ndërton Bollino, godinën e re

Janë paratë e marrë nga inceneratorët, të cilat Bollino, i quajti si një kontratë normale, në formë reklame apo është tjetër kund burimi i financave, pasi kompanitë e tij rezultojnë me humbje.

Ky ka qenë denoncimi publik i bërë pak kohë më parë nga Anila Basha. Kjo e fundit, shkruante se kompanitë e Bollinos, rezultojnë me humbje të mëdha.

Sipas Bashës, në vitin 2017,  bilanci vjetor, i një prej kompanive të Bollinos , ka qenë minus 17 milionë Lekë. Në vitin 2018, humbja është thelluar më tej duke shkuar në minus 105 milion Lekë. Nga kjo humbje marramendëse në vitin 2019, sipas Anila Bashës, Bollino ka dalë me fitim në vlerën e 112 milionë lekëve.

Humbje ka pësuar edhe në vitin 2020, në minus 59 milion lekë.

“Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)

2017 -17 milion lekë

2018 -105 milion lekë

2019 +112 milion lekë

2020 -59 milion lekë.

Me çfarë parash po e ndërton Bollino, godinën e re

Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?”, ka denoncuar Basha në rrjete sociale.

Duke iu referuar këtij denoncimi, pyetja që ngrihet është se si investon Bollino, kur disa vite radhazi është me humbje të madhe financiare?

Pak ditë më parë CNA.al, publikoi dokumente, në të cilat pasqyroheshin shumat e majme që MTSC e Carlo Bollinos që kishte marrë nga pronarët e inceneratorëve.

Janë rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin Prill  të vitit 2021 janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.

Për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos  4.432.771 lekë.

Inceneratorët nuk janë i vetmi rast, ku Bollino është denoncuar se ka marrë para.

Ndër vite ndaj tij ka pasur denoncime nga më të ndryshmet,  se ka marrë koncensione nga Qeveria apo se ka marrë para nga subjekte që kanë fituar tendera nga Qeveria.

Me çfarë parash po e ndërton Bollino, godinën e re

Fakt është se Carlo Bollino merr lekë nga inceneratorët e aferës korruptive të shekullit që janë taksat e shqiptarëve të varfër dhe nga ana tjetër Carlo ndërton godinë me vlerë qindra-milionë apo miliona euro si media e lirë në shërbim të pushtetit si klientelë e Qeverisë.E.S-CNA.al

Mga: CNA.al