Zbuloni ushqimet që dëmtojnë trurin tuaj fshehurazi. –

Ushqimi ka një rol kryesor në shendetin e secilit nga ne. Shpesh ne për arsye të ndryshme mund të ushqehemi me ushqime që kanë ndikim negative në shëndetin tonë, raporton Living. Më poshtë do të lexoni se ciëlt janë ushqimet që ju dëmtojnë trurin, kujdes;

Peshku me shumë mërkur

Mërkuri gjendet me shumicë tek peshku ton, ndaj duhet të keni kujdes me sasinë që konsumoni. Merkuri mund të shkaktojë humbjen e shikimit e disa probleme neurologjike.

Ushqimet me indeks të lartë glicemik si orizi, buka dhe sheqernat e rafinuara

Sheqeri cilësohet prej dekadash si helmi i bardhë, por a e dini se dhe disa karbohidrate të tjera mund të jenë edhe më keq? Sipas Shoqërisë Amerikane për Ushqimin, ushqimet me nivel të larta në indeksin glicemik janë një faktor i madh rreziku për çrregullimet e depresionit. Studimi pohon se “pijet e ëmbla, ushqimet e rafinuara dhe brumi i ëmbëlsirave lidhen me rrezikun e lartë të çrregullimeve të lehta të depresionit”.

Yndyrnat e ngopura

Yndyrnat e ngopura mund të gjenden në shumë ushqime. Ashtu si vajrat pjesërisht të hidrogjenizuar, yndyrat e ngopura janë jashtëzakonisht të dëmshme për trurin tuaj.

Ushqime me shumë kripë

Ushqimet e kripura nund të rrisin presionin e gjakut, por nëse mendoni se ky është i vetmi efekt negative , gaboni! Regjimet ushqimore me shumë kripë shkaktojnë një gjendje të quajtur hypernatremia. Kjo gjendje mund të shkaktojë probleme neurologjike dhe sipas Live Strong simptomat neurologjike të hypernatremia janë: “letargji, nervozizëm, ndryshime në gjendjen mendore, shqetësim, konfiskime, shtrëngime ose spazma”.

Djathë

‘Daily Mail’ ka raportuar edhe më parë për ndikimet neurologjike të djathit. Me sa duket, djathi është droga e botës ushqimore. Një studim në Universitetin e Miçiganit zbuloi se djathi përmban një nivel të lartë të një proteine të quajtur kazeinë. Kazeina thuhet se shpërbëhet gjatë tretjes në një opioid të quajtur ‘Casomorphin’. Kjo do të thotë se djathi mund të jetë potencialisht një ushqim që shkakton varësi.