Dalin në ankand perlat e Perandoreshes Marie Antoinette. –

Kompania Sotheby’s do të nxjerr në ankand një sërë perlash natyrale që i përkisnin dikur të famshmes Marie Antoinette, që nuk janë parë në publik për dy shekuj. Shitja e bizhuterive mbretërore nga familja Bourbon-Parma do të zhvillohet në Gjenevë më 12 nëntor.

Më 16 tetor 1793 u ekzekutua në gijotinë, Marie Antoinette, Mbretëresha e Francës dhe bashkëshortja e Luigjit të XVI.

Në prill të vitit 1770, pas martesës së saj me Louis-Auguste, Marie Antoinette mori titullin e Mbretëreshës së Francës, bashkëshorti i saj, Luigji i XVI i Francës, u ngjit në fron pas vdekjes së Luigji të XV, në maj 1774. Pas shtatë viteve të martesës, ajo lindi një vajzë, Marie-Thérèse Charlotte, i parë i katër fëmijëve.

Bukuria dhe personaliteti që rrezatoi, shumë shpejt do të rrëmbenin admirimin e francezëve. Jo pak prej tyre nuk e ndalën gjuhën e shpenguar, duke e sulmuar personalitetin e saj dhe duke e akuzuar si e shthurur dhe imorale. U akuzua gjithashtu për strehimin dhe mbrojtjen e armiqve të Francës, austriakët, nga e kishte edhe origjinën. Megjithatë ajo shëmbëlleu me imazhin e saj pozitiv, bujarinë dhe kontributet e bamirësisë gjatë kohës së zezë të urisë. Sakaq Marie Antoinette ishte ngulitur thellë në admirimin e francezëve duke fituar respekt dhe mirënjohje dhe duke u plazmuar thellë në memuarin e kohës.

Fundi fatal do të trokiste më 21 shtator 1792, kur Luigji i XVI u rrëzua nga froni dhe familja mbretërore u burgos në burgun e Tempullit. Tetë muaj pas ekzekutimit të të shoqit, Marie Antoinette ishte vetëgjykuar, dënuar nga Konventa për tradhti të parimeve të revolucionit dhe ekzekutohet në gijotinë më 16 tetor 1793.

Edhe pas vdekjes së saj, Marie Antoinette është konsideruar pjesë e kulturës popullore dhe një figurë historike e Francës, duke rrëmbyer interesin e shkrimtarëve dhe krijuesve.