23 Tetor 2026

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme.

Sipas tij, situata nuk mund të zgjidhet përmes forcave të policisë, por kërkon një zgjidhje politike dhe krijimin e një qeverie të përbashkët me bazë të gjerë politike.

Ai tha detyra e parë e kësaj qeverie të përbashkët do të duhet të jetë vazhdimi i punës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Po ashtu, Shehi tha se Rama është një kryeministër, ku gjysma e Shqipërisë nuk e do.

“Pika e parë është dorëheqja e Ramës. Kur është krizë politike do zgjidhje politike. Kjo nuk zgjidhet me policë. E zëmë se u mbyll kjo punë, fitojnë policë. Por plasë diku tjetër, nuk mbyllet kjo, këto janë shpërthime. Ne politikë kemi ca precedentë negativë, 97-98, zgjidhja është bërë pasi ka ndodhur fenomeni, puna është që zgjidhjen ta bësh para se të ndodhë. Kjo është politika. Politika po ndoqi protestën, revoltën nuk ka me punë politike. Politika duhet ti dalë përpara të keqes.

Dorëheqja është e panegociueshme. Të behet një qeveri e përbashkët. Këta janë shumica dhe i takon ta propozojnë ata kryeministrin. Unë nuk e paragjykoj që të vijë një kryeministër socialist, një intelektual. Por do të jetë edhe pala tjetër, PD në këtë rast apo parti të tjera në parlament, por duhet të përfaqësohet edhe kjo pala që është në rrugë. Kjo qeveri punë e parë ka për detyrë të vazhdojë negociatat për në BE. Edhe vetë Evropa duke parë që për herë të parë Shqiptarët po përfaqësohen nga një qeverisë e gjerë do ta bëjë më të lehtë procesin, sesa me një njeri të vetëm që i gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë në rrugë”, deklaroi Shehi i ftuar në News24.