Protestë kombëtare/ Studentët e rretheve pritet të “zbarkojnë” në Tiranë, pedagogë dhe mjekë krah të rinjve, çfarë pritet të ndodhë

24 Tetor 2026
Studentët po vijojnë organizimin për protestën kombëtare të paralajmëruar për sot në kryeqytet. Sipas raportimit, me protestën janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël.
Pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 (dt. 24) pranë Universitetit Politeknik. Në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të mbështesin protestën e studentëve, ndërsa në orën 14:00 është njoftuar bashkimi i grupeve të studentëve në protestën përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrje pritet të ketë edhe nga studentët e rretheve, të cilët janë solidarizuar me protestën në Tiranë. Gjatë javës, protesta janë zhvilluar edhe në qytetet ku ka universitete, ndërsa sot studentët pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.
