Zbulohet statuja që mendohet të jetë e një personazhi biblik. –

Inxhinieri, Mario Tobia zbuloi kokën prej guri gjatë gërmimeve të realizuara në një qytet antik hebre të quajtur Abel Beth Maacah. Statuja tregon fytyrën e një njeriu me mjekër dhe me lëkurë të zeshkët dhe duhet të ketë qenë 25 cm në përmasë.

Pjesa u gjet mes rrënojave të një ndërtese administrative, ç’ka të bën të mendosh se duhet të bëhet fjalë për një portret guri të ndonjë personazhi të njohur; ndoshta një mbreti, por cilit. Analizat tregojnë se mund të jetë prodhuar mes viteve 900 dhe 800 para krishtit. Sipas kërkuesve në atë periudhë, Abel Beth Maacah gjendej shumë afër kufirit të tri mbretërive që kontrollonin qytetin në momente të ndryshme.