Enkelejd Alibeaj dh Lulzim Basha

Zbulohet skenari i Bashës. – Partia pa kryetar një vit, deri pas zgjedhjeve lokale 2023. I hapet rrugë rikthimit si “shpëtimtar”

– 21.03.22

Ne deklaraten e PD që po qarkullon në emër të grupit parlamentar të PD-së, ne piken C:  – “Pergatitjen e kushteve te nevojshme per zgjedhje menjehre pas zgjedhjeve lokale”.

Një deklaratë që po qarkullon në emër të grupit parlamentar të PD-së, “zbulon” skenarin e Lulzim Bashës për të mbajtur kontrollin e partisë dhe për të provuar ringjitjen në një kohë të dytë.

Dokumenti në emër të nënkryetarit Enkelejd Alibeaj propozon që zgjedhjet për kryetarin e PD të bëhet pas zgjedhjeve vendore, pra pas më shumë se 1 viti.

Procedura normale e kërkon që pas dorëheqjes së Bashës të nisë menjëherë procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Por me sa duket Basha kërkon ta mbajë me nënkryetar partinë (deri në humbjen e supozuar të zgjedhjeve 2023) dhe të provojë rikthimin këtë vit.

Në fjalinë e fundit të deklaratës së Alibeajt, “dekonspirohet” plani i Bashës për rikthim.

DEKLARATA E GRUPIT TE PD

Grupi parlamentar i PD e ka konsideruar doreheqjen e Lulzim Bashës ne funksion te zgjdhjes se problematikes, qe ka shkaktuar nje percarje te thelle nga qendra ne baze.

Në një draft paraparak të siguruar nga media deputetet shprehin gatishmerine per te negociuar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit.

1.Grupi parlamentar i PD vlereson aktin e doreheqjes se kryetarit te PD ne funksion te zgjdhjes se problematikes, qe ka shkaktuar nje percarje te thelle nga qendra ne baze.

2.Grupi parlamentar i ben thirrje anetreve te pezulluar të grupit te Pd qe te ofrojne te njejtin mekanziëm per terheqjen e zotit berisha, qe duhet te distancohet nga vendiamrrja ne PD, duke u bere pjese e zgjidhjes per te shmangur percarjen dhe per te bere te mundur bashkimin e demokrateve. Kerkojme respektinmin e vlerave dhe parime e statutore te PD per shmangien e pasojave te deklaruara publikisht nga SHBA.

3.Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociauar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te fjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat pergjegjese per te pranuar nje grup te epp per te lehtesuar ndermjetesimin.

4.Grupi vlereson se pas dakordesise i hapet rruga per:

A-Ndermarjen e nje fushate ndergjegjesuese ne baze per bashkim

B-Pergatitjen e partise per zgjedhjet lokale

C- Pergatitjen e kushteve te nevojshme per zgjedhje menjehre pas zgjedhjeve lokale.

Gazeta Shqiptare