Ekspozita “Misteret e Stonehenge”.

Ekspozita “Misteret e Stonehenge”. – Muzeu britanik shfaq objektet që ndërtuan monumentin prej guri

E ndërtuar 4500 vjet më parë nga qindra njerëz, vendi neolitik i Stonehenge në Anglinë jugore është subjekt i një ekspozite të re që hapet në Muzeun e Londrës, me objekte të të gjithë Evropës, që tregojnë për mënyrën se si u ndërtua monumenti prej guri. Për ta vendosur Stonehenge në kontekstin global, Muzeu Britanik do të bashkojë 430 objekte të huazuara nga 35 koleksione.

Një ekspozitë e veçantë hapet në Muzen e Londrës, ku pritet tw shfaqen me dhjetara objekte nga e gjithë Europa që u përdorën për ndërtimin e vendit neolik, Stonehenge, në Anglinë jugore.

Sipas arkeologëve, monumenti prej guri ka ndërlidhur njerëz nga vende të ndryshme europiane.

Për ta vendosur Stonehenge në kontekstin e tij global, Muzeu Britanik do të bashkojë 430 objekte të huazuara nga 35 koleksione.

Akuzohet për vrasjen e Prekë Tonaj, gjykata mbyll në burg për 35 ditë të riun

 “Këta njerëz janë fermerë, kanë të korra, kanë kafshë dhe kjo punë zinte një pjesë kryesore të stilit të tyre të jetesës”, tha historiania Sarah Greaney, e cila krijoi një fotografi të qindra punëtorëve që ndërtuan Stonehenge.

Kanë kaluar 4500 vjet që kur punëtorët nga e gjithë Britania dhe kontinenti evropian zbritën në rrafshnaltën e gjerë në Anglinë jugperëndimore, duke ngritur gurët e mëdhenj për të ndërtuar atë që sot njihet si një pikë referimi me famë botërore.

I shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1986, Stonehenge nuk u ndërtua nga skllevër, por nga “vullnetarë” në një lloj pelegrinazhi shpirtëror, tha Greaney.

“Unë e imagjinoj si udhëtimin e jetës në Mekë,” shtoi ajo.

Monumenti prej guri, i gdhendur dhe i ndërtuar në një kohë kur nuk kishte mjete metalike, simbolizon periudhën parahistorike gjysmë mitike të Britanisë dhe ka krijuar legjenda të panumërta. Ai përbëhet nga dy rrathë koncentrikë kolonash gurësh dhe arkitrash, dhe besohet se dikur ka pasur një altar në qendër.

Ekspertët në vitin 2011 zbuluan se shumë prej gurëve vinin nga më shumë se 250 kilometra larg. Ndërtuesit, duke emigruar në kërkim të tokës më pjellore, mund t’i kishin sjellë me vete, tha Neil Wilkin, kurator i ekspozitës, e cila zgjat nga 17 shkurti deri më 17 korrik.

Ekspozita do të tregojë sesi zbulimet e fundit, duke përdorur analizën e ADN-së dhe materialeve, po i japin historisë idenë se ndërtuesit e Stonehenge ishin artizanë të aftë në teknika të sofistikuara, 2500 jet para Krishtit.

Pergatiti Besmira Pelushaj