15 Maji 2024

E përditshmja britanike Wanderlust i ka dedikuar një shkrim të zgjeruar Shqipërisë duke u ndaluar siç shprehet autorja e shkrimit Jessica Reid në qoshet e fshehta mes komuniteteve lokale që ruajnë dhe trashëgojnë larminë e traditave, shijeve, festave, diversitetit kulturor dhe një mënyrë të jetuari plot gjallëri e harmoni.

Shkrimi nis me një vizitë në një familje në fshatin Babunjë, brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta për të vijuar me një histori të shkurtër të Shqipërisë që nga periudha e komunizmit e deri 2023-re vit kur industria e turizmit priti 10 milionë vizitorë të huaj.

Përgjatë rrugëtimit të saj, gazetarja Reid viziton rrugët e Tiranës ku pamja urbane ndryshon shpejt, ndërsa ndërtesat me piktura të ndezura dhe muralet artistike pushtojne qytetin.

Piramida është gjithashtu në listën e vendeve të vizituara nga Reid, një ish-monument dhe muze i brutalizmit dedikuar Hoxhës, i cili prej vitesh u la të kalbej.

Tani struktura 21 metra e lartë është restauruar në një vend të shndritshëm për të cilin vendasit mund të krenohen dhe madje mund të shijojnë ambientet e saj.

Shkrimi mbyllet me një vizitë në Berat, qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO, ku sërish është e ftuar të përjetojë mikpritjen e banorëve lokale duke shijuar traditat e jetës shqiptare.