‘Ndizet’ protesta/ Pas përplasjeve dhe tensioneve me demokratët, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

31 Tetor 2026
Mijëra studentë dhe të rinj janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e saj.
Protesta është shoqëruar edhe me tensione, pasi disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët.
Protestuesit kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë, ndërsa në tubim janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike.
Studentët vijojnë protestën, e cila prej 19 ditësh ka në fokus kërkesën për largimin e qeverisë.


