31 Tetor 2026

Kryeqyteti ka gdhirë i rrethuar nga forca të shumta policie, në një ditë ku tensioni politik dhe qytetar pritet të arrijë kulmin.

Me dy protesta kombëtare të paralajmëruara që do të zhvillohen paralelisht në orën 12:00 – njëra para Kryeministrisë e organizuar nga Partia Demokratike dhe tjetra para Ministrisë së Arsimit – masat e sigurisë kanë kaluar në një nivel të paprecedentë.

Gazetari raporton se autoritetet kanë nxjerrë mësime nga protestat e kaluara dhe kanë mobilizuar rreth 1500 forca policore në terren.

Për të përballuar këtë fluks, janë thirrur si përforcime edhe efektivë nga rrethet. Kordonët e policisë janë ndarë në dy kampe kryesore, duke u përqendruar masivisht te Kryeministria dhe te Ministria e Arsimit, pa lënë pas dore institucionet e tjera të rëndësisë së veçantë si bashkia apo Gjykata e Lartë.

Kryeministria ngjan sot me një kështjellë të pakalueshme. Godina është tërësisht e blinduar, me dyer të fortifikuara që nga kati i parë deri në katet e mësipërme. Në tarracën e institucionit janë pozicionuar efektivë të Gardës së Republikës dhe pajisje të posaçme policore, të cilët do të filmojnë e monitorojnë çdo lëvizje në kohë reale, duke pasur një kanal të dedikuar komunikimi për ndërhyrje të menjëhershme.

Për të shmangur aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës, grupe të posaçme janë shpërndarë mes turmës. Misioni i tyre është i qartë: dokumentimi me pamje filmike dhe ndalimi i menjëhershëm i çdo personi, të maskuar apo jo, që tenton të godasë institucionet, bizneset apo automjetet.

Ndërkohë, për të mbajtur situatën nën kontroll, postblloqe dhe kontrolle të rrepta kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës, duke e mbajtur kryeqytetin në një shtetrrethim të heshtur derisa protestat të përfundojnë.

“Policia është mësuar nga dy protestat kombëtare të zhvilluara në kryeqytet, si ajo e Partisë Demokratike ashtu edhe e studentëve. 

Pra, kanë mësuar nga gabimet, ku do të planifikohen punonjësit e policisë me shërbim apo me detyra, me qëllim që të mos ketë asnjë ngërç në punën e tyre, në mbarëvajtjen e protestës, si dhe në lëndimin e punonjësve të policisë, po ashtu edhe të protestuesve. 

Pavarësisht se janë lajmëruar dy protesta, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra përballë Ministrisë së Arsimit me një orar të njëjtë, pra rreth orës 12:00, policia është ndarë në dy kampe. Më të përqendruar janë tek zona e Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e mirë e punonjësve të policisë ndodhen tek Ministria e Arsimit.

Një grup tjetër do të jetë në lëvizje apo pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë, bashkitë, ministritë, por edhe në ambientet e Gjykatës së Lartë, për shkak se do duhet të qëndrojnë të planizuar për çdo të dhënë e cila mund të dali gjatë gjithë ditës, dhe të jenë në gatishmëri për ndërhyrje dhe ndalim të shpejtë të protestuesve të cilët mund të jenë të prirur për të kryer akte të dhunshme. 

Dhe sigurisht, një fakt i tillë do të evidentohet gjatë gjithë ditës së sotme, ku do jenë grupe të posaçme në terren për dokumentimin e çdo personi, i maskuar apo jo, që mund të kryejë akte të dhunshme në goditjen ndaj institucioneve të rëndësisë së veçantë, bizneseve apo edhe mjeteve të tjera në rrugë, ku do të evidentohet me pamje filmike dhe më pas do kryhet verifikimi i tij dhe ndalimi në komisariatin përkatës.

Rreth 1500 forca policore janë planizuar me detyrë ditën e sotme, ku është parë e arsyeshme marrja e efektivëve edhe nga rrethet, me qëllim që të ketë një numër më të, shtesë të punonjësve të policisë, si në çdo rast ku ndoshta mund të dëmtohen dhe sigurisht nuk mund të jenë më të aftë për punë, dhe si do vendosen këto forca në terren. 

Por edhe në çdo rast tjetër, punonjësit e policisë janë në një numër të konsiderueshëm dhe të pozicionuar në ambientet e posaçme. Në fakt deri më tani është parë një mundësi që prej mëngjesit kanë nisur kontrollet të cilat janë zhvendosur në hyrje të Tiranës. 

Në fakt në pamjen që kemi pranë Kryeministrisë, janë planizuar punonjësit e policisë e cila do të jetë, mund të themi pjesa kryesore e mbulimit të protestës. 

Janë makinat dhe automjetet policore që do të përdoren në çdo rast, pra lëvizja e tyre për ndalimin e protestuesve. Ndërkohë Kryeministria vijon të jetë e blinduar me dyer të fortifikuara si në katin e parë por ashtu edhe në katet e tjera të saj. 

Sipër tarracës së Kryeministrisë janë edhe efektivë policie dhe të Gardës së Republikës të cilët do të dokumentojnë në çdo kohë me pajisje policore veprimet e protestuesve dhe sigurisht në bazë të këtyre veprimeve do të ketë një grup të posaçëm komunikimi apo një linjë komunikimi, një kanal komunikimi që do të duhet të përçohet në kohë reale informacioni për çdo situatë që mund të ndodhë në ambientet pranë Kryeministrisë apo në ambiente të tjera. 

Kjo është pamja që na ofron vetëm pjesa e prapme e Kryeministrisë, ka ende punonjës policie…”, tha nder te tjera gazetari.

'Paralizohet' kryeqyteti/ Dy protesta paralele, 1500 policë nga