“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

31 Tetor 2026
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit.
Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”, “ju erdhi fundi”, dëgjohen në protestën e studentëve.
Forca policia janë vendosur gardh para Ministrisë së Arsimit. Protesta e studentëve vijon prej 19 ditësh dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama.

Gjithashtu te Kryeministria mbahet protesta e organizuar nga PD në mbështetje të studentëve.
