Zbulohet guri i çmuar, besohet se ka vlerë mbi 2 milion dollarë. –

Një gur i çmuar i cili mendohet se vlen mbi 2 milionë dollarë, është zbuluar në minierën e Zambias.  Smeraldi i cili mendohet se është 5.655 karat, është zbuluar ngja gjeologu Debapriya Rakshit, më 2 tetor.

 

Gjeologët e kanë përshkruar gurin si  jashtëzakonisht të pastër dhe me një ngjyrë të gjelbër në të artë, e  balancuar deri në perfeksion. Ky gur do të zbulohet në një ceremoni privatë, në Singapor gjatë muajit të ardhshëm.