9 Dhjetor 2023

Ushtria izraelite vazhdoi të bombardojë disa lagje dhe qytete në Rripin e Gazës herët të premten, ndërkohë që kryen operacione në disa qytete të Bregut Perëndimor.

Izraeli nuk ka kursyer nga bombardimi dhe kisha.
Një avion izraelit shënjestroi xhaminë Al-Omari në Rripin verior të Gazës, gjë që çoi në shkatërrimin e plotë të saj, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e Gazës.
Al-Omari është xhamia më e vjetër në Gaza, ajo ndodhet në qendër të qytetit të Gazës pranë tregut të vjetër. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 4100 metrash katrorë.
Xhamia kishte 38 kolona dhe mermer të fortë, duke pasqyruar shkëlqimin e arkitekturës antike në qytetin e Gazës.
Fillimisht, kjo xhami, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, ishte një kishë e themeluar nga mbretëresha bizantine Eudokia. Kur Gaza u pushtua në kohën e kalifit Omar ibn el-Khattab, kjo kishë u bë xhami dhe aty u ngritën mihrabi dhe minbari. E quajnë Omari – xhamia pas kalifit Omar, dhe Xhamia e Madhe sepse është xhamia më e madhe në Gaza.
Xhamia është dëmtuar disa herë gjatë historisë së saj, ndërsa para mëngjesit të sotëm, dëmtimet më të mëdha i pësoi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur u bombardua nga forcat britanike.